Aleanca kërkon “liri” për deputetët e Vetëvendosjes
Disa deputetë të Aleancës kanë zhvilluar këtë të hënë një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës, në protestë për krizën politike. Ata kanë paraqitur fotografitë e deputetëve të Vetëvendosjes me mbishkrimin “Free” – në shqip “Liri”. Deputeti Burim Ramadani ka thënë se deputetët e VV-së janë të nënshtruar ndaj liderit të tyre, Albin Kurti dhe zyrtares së kësaj partie, Dejona Mihali.
“A keni dëgju ndonjëherë ndonjë deputet apo deputete të LVV-së që flet me mendimin e tyre. Përgjigja është jo pasi partia e tyre udhëhiqet me grusht të hekurt pra është jo demokratike. Ky nuk është problem i kufizuar vetëm në LVV. Problemi këtu është se i njëjti model po tentohet në mënyrë të vrazhdë të vendoset në krejt institucionet e Kosovës dhe shtetin e Kosovës”, ka thënë Ramadani.
Aksioni vjen 48 orë para vazhdimit të seancës konstitutive të Kuvendit, të thirrur për të mërkurën në orën 11:00.
Konjufca: Nderimi i Ratko Mlladiçit nga Beogradi, akt i turpit të thellë moral e politik
Rusia u lejon kompanive serbe fluturime të rregullta drejt Kaliningradit
Sarajeva tërheq stafin e Ambasadës nga Serbia pas varrimit të Mlladiçit me nderime shtetërore
- 22:27 Vizita e Berishës në SHBA, Klevis Balliu: U shemb mali i shpifjeve, po vjen ndryshimi
- 22:26 “Qajnë për fëmijët”, deputetja Sara Mila tregon kërkesat e prindërve për punësim
- 22:16 Konjufca: Nderimi i Ratko Mlladiçit nga Beogradi, akt i turpit të thellë moral e politik
- 22:16 Kosova edhe formalisht pjesë e forcës ndërkombëtare për Gazën
- 22:07 E trishtë, pas punishtes, banorit nga Levani i digjet edhe shtëpia
- 21:54 Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet Kikisë: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë