• Kontakt
Tuesday, September 8, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Peizazhi që po humbet, transformimi i bregdetit të Sarandës

11:01 : 07/09/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Bregdeti i Sarandës po kalon një transformim të shpejtë, ndërsa zhvillimet turistike dhe rezidenciale po shtrihen nga kodrat deri pranë vijës së detit. Kodra të gërmuara, vila mbi shkëmb dhe komplekse të mëdha po zënë vend në një peizazh të karakterizuar nga gjiret, relievi shkëmbor dhe bimësia mesdhetare.

Nga Ksamili drejt zonave përreth Sarandës, ndërhyrjet shfaqen në forma dhe përmasa të ndryshme, por gjurma e tyre është gjithnjë e më e dukshme nga deti. Fotografitë e realizuara përgjatë kësaj vije bregdetare dokumentojnë disa prej zonave ku ndërtimi ka ndryshuar panoramën ose ku projekte të reja pritet ta transformojnë atë më tej. ”Arameras”, ”Kep Merli”, Gjiri i Manastirit dhe Plazhi i Pasqyrave janë pjesë e këtij peizazhi në ndryshim, ku zhvillimi i turizmit po ripërcakton pamjen e bregdetit të Sarandës.

Në skajin jugor të bregdetit ndërtimet e kompleksit ”Arameras” shfaqen mbi një kodër ku bimësia mesdhetare mbulon ende pjesën më të madhe të shpatit. Resorti përfshin 70 vila dhe njësi akomoduese, të vendosura përgjatë relievit që zbret drejt detit. Nga larg, ndërtesat krijojnë një brez të ri të ndërtuar në pjesën e sipërme të kodrës, duke ndërprerë vazhdimësinë e peizazhit natyror. Rrugët dhe ndërhyrjet që shoqërojnë zhvillimin dallohen mes gjelbërimit, duke treguar se transformimi nuk kufizohet vetëm te gjurma e godinave. Pamja nga deti dokumenton kështu një prej zonave ku zhvillimi turistik po ndryshon gradualisht profilin e bregdetit të Sarandës.

Ndërtimet e Arameras Resort shtrihen përgjatë kodrës me bimësi mesdhetare. Foto: Media Amfora

Ndryshimi bëhet shumë më i dukshëm në Gjirin e Manastirit, ku një masë e dendur ndërtesash është ngritur mbi shpatin shkëmbor përballë detit. Resorti përfshin mbi pesë hektarë territor, ndërsa ndërhyrjet kanë modifikuar relievin dhe bimësinë e zonës për t’i hapur vend strukturave të reja. Krahas ndryshimit të peizazhit, punimet prekën edhe potencialin arkeologjik të një territori që lidhet me Parkun Kombëtar të Butrintit. Punimet e kryera pa monitorimin arkeologjik të kërkuar shkatërruan një strukturë të zbuluar në vitin 2010, e cila ndodhej brenda gjurmës së zhvillimit. Sot, ndërtesat e shkallëzuara mbi kodër dhe kantieri ende i dukshëm nga deti tregojnë një nga transformimet më të forta përgjatë këtij segmenti të bregdetit

Ndërtimet e resortit në Gjirin e Manastirit kanë ndryshuar pamjen e shpatit shkëmbor përballë detit. Foto: Media Amfora

Më tej, ”Kep Merli” tregon një tjetër formë të transformimit, ku vilat janë shpërndarë përgjatë gadishullit dhe mes bimësisë që zbret deri pranë vijës shkëmbore. Kompleksi turistik shtrihet në një territor prej rreth 28 hektarësh dhe përfshin 63 vila luksoze, duke ndryshuar pamjen e një hapësire dikur të karakterizuar kryesisht nga relievi dhe gjelbërimi natyror. Nga deti, strukturat e njëtrajtshme krijojnë një brez të vazhdueshëm ndërtimi përgjatë shpatit, edhe pse një pjesë e tyre mbetet e rrethuar nga bimësia. Resorti privat është bërë i njohur edhe përtej Shqipërisë nga pushimet e personazheve të njohura, mes tyre Dua Lipa dhe Ivanka.

Lexo edhe:

Shqipëria, “sheshi i ri i lojërave” për miliarderët e botës/ DW: Si po e shndërrojnë projektet e huaja bregdetin shqiptar

Qytetet ku fitohet më shumë nga qiradhënia ditore, rekord bregdeti, po kryeqyteti?!

Vilat e Kep Merlit shtrihen përgjatë gadishullit dhe mes bimësisë pranë vijës shkëmbore. Foto: Media Amfora

Projekti “The Mirrors” parashikon në fazën e parë 46 vila, ndërsa zhvillimi i mëtejshëm përfshin hotel dhe shërbime të tjera turistike. Gjurma e projektit mbivendoset me një pjesë të fshatit Manastir, ku sot ndodhen banesa dhe biznese familjare. Ndryshe nga zonat ku resortet kanë ndryshuar tashmë dukshëm vijën e kodrave, këtu fotografia ruan një moment të ndërmjetëm, ku ndërtesat ekzistuese janë ende të shpërndara në reliev. Nëse projekti realizohet sipas planit, ky segment i bregdetit do t’i shtohet vargut të zonave ku volumet e reja turistike po zënë gjithnjë e më shumë hapësirë në peizazh.

Plazhi i Pasqyrave dhe fshati Manastir, ku parashikohet zhvillimi i projektit turistik “The Mirrors”. Foto: Media Amfora

Transformimi i bregdetit nuk shfaqet vetëm përmes resorteve të mëdha, por edhe në ndërtime të vendosura drejtpërdrejt mbi vijën shkëmbore. Përgjatë bregdetit të Sarandës, vila të mëdha janë ngritur mbi terrenin natyror vetëm pak metra larg detit, duke krijuar një marrëdhënie të re mes ndërtesës dhe relievit. Në fotografi, një prej tyre qëndron mbi shkëmbin e ekspozuar, ndërsa përreth dallohen gjurmët e ndërhyrjes në terren. Kontrasti mes betonit të bardhë, shkëmbit dhe bimësisë së dendur e bën të dukshëm ndryshimin që ndërtime të tilla sjellin në panoramën bregdetare. Në këtë pjesë të vijës së Jonit, peizazhi natyror po ndahet gjithnjë e më shumë nga struktura private që afrohen deri në skajin e detit.

Vilë e ngritur mbi vijën shkëmbore përgjatë bregdetit të Sarandës. Foto: Media Amfora

Bregdeti i Sarandës po merr një pamje të re, ku kodrat, gjiret dhe shkëmbinjtë ndërthuren gjithnjë e më shumë me vila, rrugë dhe komplekse turistike. Zhvillimet ndryshojnë nga njëri-tjetri në përmasa dhe formë, por së bashku po lënë një gjurmë të dukshme mbi peizazhin që dikur përcaktohej kryesisht nga relievi natyror. Në Gjirin e Manastirit transformimi ka prekur edhe potencialin arkeologjik, ndërsa në Pasqyra projekti i ri vendos përballë zhvillimit turistik edhe banesat dhe bizneset e një komuniteti ekzistues. Në emër të turizmit, natyra po tkurret, peizazhi po zbehet dhe hapësirat e pandërtuara përgjatë bregdetit po bëhen gjithnjë e më të pakta. Bashkë me to, Saranda po humbet pak nga pak shkëlqimin e peizazhit që e bëri një prej destinacioneve më të njohura të jugut shqiptar. /Amfora.al

Etiketa: bregdetSarandatransformim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria, “sheshi i ri i lojërave” për miliarderët e botës/ DW: Si po e shndërrojnë projektet e huaja bregdetin shqiptar

20:21 : 21/08/2026
AKTUALITET

Qytetet ku fitohet më shumë nga qiradhënia ditore, rekord bregdeti, po kryeqyteti?!

09:31 : 17/08/2026
AKTUALITET

Motorët e ujit, rreziku që “pushton” bregdetin e Shqipërisë

09:10 : 20/07/2026
AKTUALITET

Shqipëria po humbet avantazhin e “destinacionit të lirë”

10:24 : 04/07/2026
AKTUALITET

Bregdeti 2026: Mes kaosit të çmimeve dhe alarmit për sigurinë

14:57 : 27/06/2026
AKTUALITET

Dy të mitura humbën jetën në Tale, vija bregdetare nuk kishte roje sigurie

18:33 : 19/06/2026
Para

14 vatra zjarri ende aktive në vend, ku paraqitet situata më problematike

TË GJITHA

Gjekmarkaj ironi me ‘Besën’ dhe ‘Pasqyrën’: Pse s’i bëni ligje? Njërin ta konceptojë Gysi, tjetrin Ron Yeffeti

13:04 : 08/09/2026

Tropojë/ 4 punonjës të bashkisë bien në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën njëri prej tyre

12:59 : 08/09/2026

Champions League/ Real Madrid-Inter, historia e përballjeve mes dy gjigantëve të futbollit

12:51 : 08/09/2026

Kokainë dhe mijëra euro në banesë, arrestohet shqiptari në Itali

12:44 : 08/09/2026

Pagat e magjistratëve, Balla: Çështja shqyrtohet më 17 shtator në Kuvend

12:37 : 08/09/2026

Në kërkim nga Interpol Tirana për vjedhje me armë, arrestohet shqiptari në Greqi

12:23 : 08/09/2026
Foto ilustruese

EMRAT/ Grabiten dy biznesmenë në Berat, autorët “thyejnë” kasafortat me rreth 200 milionë lekë

12:17 : 08/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

f1 casinoiptvbetcioşile escortiptvsahabetjojobetHoliganbetJojobetPusulabetJojobetthe luxe casinothe luxe casinograndpashabetgrandpashabetligobethuhubetsahabetjojobetJojobetcasibomjojobet girişzirvebetpusulabetjojobetcasibommarsbahissekabetjojobetBahsegelJojobet