• Kontakt
Monday, September 7, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shëndetësia falas një “mit”/ Shqiptarët rekord për shpenzimet nga xhepi në Evropë

10:00 : 07/09/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, SHENDETI

Shqipëria vijon të mbetet shumë larg Bashkimit Europian për burimet që shkojnë në shëndetësi. Diferenca është e madhe jo vetëm në euro, por mbetet e thellë edhe pasi eliminohet efekti i çmimeve më të ulëta në vend.

Krahas nivelit shumë më të ulët të konsumit real për frymë, sistemi shqiptar karakterizohet edhe nga një barrë shumë më e madhe financiare që bie drejtpërdrejt mbi familjet, që detyrohen të financojë nga xhepi gati gjysmën e shpenzimeve shëndetësore, si rrjedhojë e shpenzimeve të ulëta të qeverisë.

Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, konsumi individual për shëndetësinë në Shqipëri llogaritet në 662 euro për banor, kundrejt 3,675 eurove mesatarisht në BE. (Shiko grafikun: Shpenzimet nominale për banor për shëndetësinë (euro).

Në vlerë nominale, Shqipëria arrin kështu vetëm në 18% të mesatares europiane të shpenzimit për banor. Nivelet më të uëlat në Europë janë në Maqedoninë e veriut (390 euro).

Në total, sipas Eurostat konsumi për shëndetësinë në Shqipëri në vitin 2025 ishte 1.56 miliardë euro. Kjo shumë përfaqëson 7.7% të konsumit individual aktual, ndërsa në BE shëndetësia zë 13.4%. Në rajon, kryesimin e mban Serbia, me 11.5%, ndërsa niveli më i ulët është në Maqedoninë e Veriut, me 5.8%. (shiko grafikun: Konsumi për shëndetësinë në raport me konsumin total individual, viti 2025)

Lexo edhe:

Bloomberg: Hija e Putinit përhapet në të gjithë Evropën pas fitores së ekstremit të djathtë në Gjermani

Letonia ngre alarmin: Rusia po shton sulmet hibride ndaj Europës

Ky tregues nuk përfshin vetëm pagesat që qytetarët bëjnë drejtpërdrejt nga xhepi. Sipas metodologjisë së Eurostat, “Konsumi aktual individual” llogarit mallrat dhe shërbimet që konsumohen nga individët, pavarësisht nëse financohen nga vetë familjet, nga shteti apo nga institucione të tjera. Për këtë arsye, te shëndetësia përfshihen edhe shërbimet e financuara nga fondet publike.

Diferenca nominale me Europën ndikohet nga çmimet. Niveli i çmimeve të produkteve dhe shërbimeve shëndetësore në Shqipëri në 2025 ishte vetëm 44.6% e mesatares së BE-së. Si rrjedhojë, 662 euro në Shqipëri blejnë më shumë shërbime sesa e njëjta shumë në një vend mesatar të BE.

Megjithatë, edhe pas korrigjimit për diferencat e çmimeve, hendeku mbetet i thellë. I shprehur në standardin e fuqisë blerëse, konsumi për shëndetësinë arrin në rreth 1,500 PPS për banor në Shqipëri, kundrejt rreth 3,700 PPS në BE. Pra, volumi real i mallrave dhe shërbimeve shëndetësore të konsumuara për person në Shqipëri është vetëm rreth 40% e mesatares europiane.

Si rrjedhojë, diferenca nuk mund të shpjegohet vetëm me faktin që mjekët, analizat, barnat apo shërbimet e tjera kushtojnë më pak në Shqipëri. Edhe kur krahasimi bëhet me çmime të barazuara, shqiptarët kanë në dispozicion një volum dukshëm më të ulët shërbimesh dhe produktesh shëndetësore.

Edhe treguesit e përgjithshëm të financimit të sistemit japin të njëjtën tablo. Sipas bazës së të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të publikuara edhe nga Banka Botërore, shpenzimet korrente për shëndetësinë në Shqipëri ishin 7.05% e PBB-së në vitin 2023. Në Bashkimin Europian, në të njëjtin vit, ato arritën në 10% të PBB-së.

Shqiptarët paguajnë shumë më tepër nga xhepi

Përveçse shpenzimet për shëndetin në tërësi janë të ulëta, problemi bëhet edhe më i dukshëm kur shihet mënyra si financohet kujdesi shëndetësor. Në Shqipëri, 48.27% e shpenzimeve korrente për shëndetësinë në 2023 u paguan drejtpërdrejt nga familjet, sipas të dhënave nga Banka Botërore. Praktikisht, pothuajse një në çdo dy euro të shpenzuara për shëndetin del drejtpërdrejt nga xhepi i qytetarëve.

Ky është niveli më i lartë në Europë. Në vend të dytë është Maqedonia e Veriut (39.6%) e ndjekur nga Bullgaria (35.5%). Në rajon, pagesat më të ulëta nga xhepi janë në Mal të Zi (26.3)- shiko grafikun Shpenzimet nga xhepi, ndaj totalit viti 2023.

Në BE, pagesat direkte të familjeve përbënin vetëm 14.9% të shpenzimeve shëndetësore.

Dallimi lidhet me rolin shumë më të madh që ka financimi kolektiv në vendet e BE-së. Në vitin 2023, 52.3% e shpenzimeve shëndetësore në BE financoheshin nga skemat e detyrueshme të sigurimit dhe 28.2% nga skemat qeveritare. Së bashku, këto burime mbulonin 80.6% të faturës së shëndetësisë. Në Shqipëri, burimet publike vendase financonin rreth 49.6% të shpenzimeve korente për shëndetësinë në 2023. /Monitor

Etiketa: Evropepagesashendetesi

Lajme të lidhura

BOTA

Bloomberg: Hija e Putinit përhapet në të gjithë Evropën pas fitores së ekstremit të djathtë në Gjermani

18:20 : 07/09/2026
BOTA

Letonia ngre alarmin: Rusia po shton sulmet hibride ndaj Europës

15:38 : 03/09/2026
AKTUALITET

Tabaku: Dorëheqja e ministres së Shëndetësisë në prag të “superagjencisë” që do të kontrollojë 1.5 mld euro tendera

20:47 : 02/09/2026
AKTUALITET

Një vit me Evis Salën në Shëndetësi, nga premtimet te dorëheqja mes polemikave për barnat dhe Onkologjikun

18:51 : 02/09/2026
AKTUALITET

Evis Sala dha dorëheqjen, reagon Rama

16:33 : 02/09/2026
AKTUALITET

Dorëheqja e ministres Sala/ Gazetari Stafa: E paramenduar. Korrupsioni në shëndetësi kapilar

15:28 : 02/09/2026
Para

Shkrumbohet nga flakët gomisteria në Tresh të Lezhës, detajet

TË GJITHA

Ahmetaj: Belinda Balluku emëron ministra dhe kërcënon Ramën

23:19 : 07/09/2026

Ahmetaj: Rama firmosi për “Eco Park”-un që paratë t’i marrë fëmija i tij

23:15 : 07/09/2026

Horoskopi i 8 shtatorit/ Kush do të ketë fat në dashuri dhe para?

23:14 : 07/09/2026

Ahmetaj: T-MAC Defense po thith paratë e buxhetit, 947 mln lekë paradhënie

23:05 : 07/09/2026

Përgjimi/ Ron Yefet: Qeveria na ka pajtuar për të gjitha gjërat e këqija që duhet të bëjmë

23:01 : 07/09/2026

Ahmetaj: Rama mori peshq të kuq nga Japonia për kopshtin e Edenit

22:47 : 07/09/2026

100 ditë protestë para Kryeministrisë, nesër marshimi para Parlamentit

22:46 : 07/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

f1 casinoiptvbetcioşile escortiptvsahabetanında indexCasibomHoliganbetJojobetPusulabetJojobetCasibomthe luxe casinothe luxe casinograndpashabetgrandpashabetligobethuhubetsahabetjojobetJojobetcasibomjojobet girişextrabetpusulabetCasibomjojobetcasibommarsbahisBahsegelsekabetjojobetBahsegel