Sistemi i Policisë së Shtetit duket se ka prekur fundin, duke u shndërruar në një aparat që tregon forcën vetëm me qytetarët e thjeshtë, ndërsa mbyll sytë përpara paligjshmërive të mëdha.
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, ish drejtuesi i lartë në Policisë e Sshtetit, Shemsi Prençi shprehet se braktisja e uniformës blu është dëshmia më e fortë e dështimit institucional.
Saipas tij, statistikat janë alarmante nëse bëhet një krahasim me dekadën e shkuar, ku në vitin 2014, për 600 vende vakante në patrullën e përgjithshme aplikuan rreth 10,000 të rinj.
Sot, theksoi ai, situata është kthyer në një katastrofë të vërtetë: për 2,000 vende të lira, nuk kanë garuar as 150 persona.
Për Prençin, rënia e besimit tek organizata dhe humbja e shpresës për karrierë ka detyruar Ministrinë e Brendshme të bëjë lëvizje dëshpëruese, duke ndryshuar kornizën ligjore për të rritur moshën e rekrutimit deri në 40 vjeç.
Kjo, u shpreh ndër të tjera ish drejtuesi i lartë, shihet si një përpjekje për të mbushur radhët me individë që thjesht nuk kanë asnjë alternativë tjetër punësimi. Ndërkohë, në kupolën drejtuese të Policisë, situata ngjason me një luftë të ashpër klanesh.
E mbani mend në Ersekë një stan që ishte bërë poshtë një ure, stan me gardh dhe vajtën, vajtën mbi 20 policë bashkie dhe policë të rendit dhe e morën zvarrë qytetarin. Ndërkohë në mes të Tiranës bëhet një pallat nëntë kate pa leje dhe s'thotë kush asgjë. Pra, kjo tregon që është prishur sistemi. Kjo tregon. Unë do të sjell në vëmendjen tuaj një shembull tipik dhe pastaj do të futemi tek analiza nën për nën e garës në polici. Ju kujtohet në vitin 2014 kur sapo kishte ardhur Rama në pushtet, me sloganin 'Policia që duam', për 600 vende vakancë që kishte në patrullën e përgjithshme të policisë së shtetit, u hap konkursi dhe morën pjesë mbi 10 mijë qytetarë shqiptarë të moshës nga 18 deri në 25 vjeç. Dhe i bëri propagandë të madhe kryeministri besimit që shfaqën moshat e reja për t'u futur në policinë e shtetit.
Sot aktualisht ka 2000 vende vakancë, bosh në policinë e shtetit, sepse e kanë braktisur. Sepse nuk kanë më shpresë dhe nuk kanë më besim tek organizata dhe tek karriera, që ka lidhje me pyetjen tuaj, nuk ka besim që ti zhvillon një karrierë. Dhe sot aktualisht për 2000 vende vakancë nuk kanë konkuruar as 150 vetë. Pra nga 10 mijë veta konkurencë në 2014-ën, sapo ishte ndryshuar një qeveri e kishte ardhur një tjetër dhe njerëzit dëgjoja kishin besim tek propaganda e Ramës dhe morën pjesë 10 mijë veta.
Sot aktualisht për 2000 vende vakancë patrullë të përgjithshme kanë marrë pjesë 150. Është detyruar ministri i brendshëm të ndryshojë kornizën ligjore, kufizimet nga 30 deri në 30 vjeç thotë deri në 35 dhe kur ka kryer personi, femër ose mashkull. E shkollimit, nivelet e shkollimit Bachelor dhe Master, thotë edhe deri në 40 vjeç. Çfarë të jetë, familjarë të cilët u kanë lidhur këmbët këtu dhe s'kanë ku punojnë dhe do vijnë 40 vjeçarët të futen në polici, të fillojnë karrierën nga patrullë e përgjithshme dhe të shkojnë deri gjeneral apo drejtues i parë. E shikoni çfarë diference ka besueshmëria ndaj regjimit Rama? Nga 10 mijë konkurrentë, ka mbërritur në 150 konkurrentë.
Kjo është shembulli tipik për të vërtetuar që është prishur sistemi, ka humbur besueshmëria tek organizata e policisë dhe ka humbur besimi te propaganda bajate, e turpshme dhe e diskredituar e Ramës dhe e Partisë Socialiste që pretendon me katër sloganet e reja, besa, qasja besnike...Prania, besnikëria, pasqyra. Dhe në këtë kuptim, ka humbur, ka humbur edhe morali i konkurencës për funksionet e policisë.
Shkojmë tek pyetja juaj që thatë konkurimi për funksionet e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të departamentit, zëvendësdrejtorëve... Në vitin 2024, në fillimin e vitit 2024, ishte kulmi i karrierës së Gys Agasit si koordinator i qeverisë shqiptare në botën e krimit. Koordinator po i themi, meqenëse e ka marrë këtë status koordinator sepse nuk ishte zëvendëskryeministër, se s'ishte emëruar i tillë. Duke patur parasysh këtë, Gys Agasi kishte marrë përsipër që në krye të policisë së shtetit të emëronte një person të lidhur me botën e krimit. Dhe u sajuan nëpërmjet ish-ministrit të asaj kohe, Taulant Balla, ndryshimet ligjore.
U iniciuan ndryshimet ligjore dhe u realizuan ndryshimet ligjore, por më falni, u inskenua në një formë të turpshme largimi i ish-drejtorit të policisë Muhamet Rrumbullaku, i cili përpos të tjerave ishte një zyrtar që kishte një karrierë më të gjatë në policinë e shtetit, në të gjitha nivelet. Kishte qenë edhe drejtues i AMP-së, Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe e njihte edhe nivelin e inkriminimit të organizatës së policisë, po edhe funksionimin e saj.
Edhe për hir të së vërtetës, në periudhën e qeverisjes së Edi Ramës njihet si drejtimi më i mirë i policisë në pikëpamjen e ruajtjes së hierarkisë dhe vendosjes së parimeve të konkurencës sipas ligjit. Edhe gradimet, qe i vetmi drejtor që realizoi fushatën e gradimeve, procedurën e gradimeve në të gjitha nivelet, edhe për nënkomisarët, komisarët, kryekomisarët, zëvendësdrejtuesit dhe drejtuesit. Çfarë ndodhi?
Në atë kohë u ashpërsua keq lufta midis grupit të Gys Agasit dhe Taulant Ballës, dhe Taulant Balla iku. Erdhi ministri tjetër, i cili vinte nga radhët e policisë për hir të së vërtetës, por i detyruar për të bërë një politikë ndryshe, përdori termin 'gjenerata e vjetër' për t'i larguar Tonin Vocin, për të larguar Muhamet Rrumbullakun, oficerët e karrierës të cilët ishin të gjithë me akademinë katër vjeçare të policisë dhe i kishin dhënë shumë policisë së shtetit. Dhe filloi procedura fallso.
U bënë ndryshimet ligjore, u realizuan ndryshimet ligjore në kohën e Ervin Hoxhës dhe u filloi procedura për zgjedhjen e drejtorëve. Por mbeti vetëm te drejtorët dhe shefat e komisariateve. Po dhe në atë kohë, komisioni që bënte testimin dhe realizonte konkursin, ishte çuditërisht, ishin zëvendësministrat e brendshëm që nuk e njihnin fare policinë e shtetit, kryetari i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore që në atë kohë ishte i ardhur nga jashtë policisë që nuk e njihte policinë e shtetit, sekretari i përgjithshëm i ministrisë së brendshme që ishte një femër, dhe nga komisioni nuk ishte asnjë që njihte policinë e shtetit dhe karrierën e personave të cilët do drejtonin nesër policinë e shtetit. Dhe çuditërisht në krye të policisë erdhi ai që erdhi.
© SYRI.net
Ahmetaj: Fëmija i kreut të organizatës ka marrë para nga Eco Parku, ka firmosur vetë Rama
Ahmetaj: Tek rrugët e energjia ke çudira, te AKSHI vazhdon Geron Meçe! Ja futëm Gysit...
Ahmetaj: Pse SPAK nuk bllokon Marinën e Durrësit e nuk arrestojnë ish drejtoreshën e Kadastrës! Dumani e Kraja i grisën urdhërarrestin Benet Becit