Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria shprehet se pavarësisht aludimeve mediatike, se lideri demokrat Sali Berisha ka udhëtuar në SHBA për çështje shëndetësore, e vërteta sipas tij është krejt ndryshe nga sa paraqitet.
I ftuar në emisionin Kafe Shqeto në Syri Tv, Gjikuria tha se vizita në SHBA është një abgjendë e mirëfilltë politike, ku përfshihen takime në Neë Jersey si dhe në Texas, me ftesë nga parti të djathta amerikane, duke e zhvlerësuar plotësisht narrativën e një udhëtimi privat apo mjekësor.
Diaspora shqiptare në Amerikë, theksoi Gjikuria, e njohur për qëndrimin e saj pragmatist në mbrojtje të interesave kombëtare mbi ato partiake, po e ndjek me vëmendje të shtuar këtë situatë.
Gjatë diskutimeve të fundit, mbajtja e sanksionimit të heqjes së vizës për liderin demokrat, Sali Berisha për pesë vite u cilësua si një padrejtësi e pastër.
Pikërisht ky moment, theksoi ndër të tjera Gjikuria, po shihet si një pikë kthese vendimtare që kërkon mobilizimin e të gjithë demokratëve.
Mos harrojmë që nga viti, që nga shtatori i 2021-shit, Partia Demokratike që themi ne ka bërë suffer, është goditur shumë për këtë çështje. Edhe kjo ishte një diçka e paramenduar për ta shkatërruar komplet Partinë Demokratike, humbën zgjedhjet në '23-shin, '25-ën. Me një fjalë kjo kishte efekte shumë të mëdhaja për Partinë Demokratike.
Dhe ky udhëtim i doktor Berishës në Amerikë është gjë shumë e madhe për dy arsye. Arsyeja e parë është se të gjithë ne të diasporës në Amerikë, siç e thatë dhe ju ambasadori, ne mendjen këtu e kemi. Ne nuk jemi kaq fanatikë sa ç'janë këtu për partitë. Ne jemi për të mirën e vendit, kushdo parti që të jetë. Çfarëdo gjëra politike që të kenë ata në mendjen e tyre, ne jemi për këtë vend, çfarë mund të bëjmë.
Unë dua të them edhe disa takime që kam pasur para se të vij këtu në dyert e Kongresit dhe Senatit amerikan. Duhet të dini që gjëja e parë që të thonë, është që politika e jashtme e Amerikës në katër vitet e kaluara kur ishte Biden dhe Blinken sekretari i jashtëm, i ka bërë dëm politikës së jashtme të Shqipërisë. Këtë duhet ta them dhe e pranojnë domethënë. Patjetër. Edhe e them unë që jam takuar me njerëz dhe më kanë thënë.
Edhe merr pak kohë kthesa se në Amerikë një gjë e dinë të gjithë, edhe unë, zoti Berisha, që gjërat atje nuk bëhen sot ne i duam sot për nesër. Nuk bëhen, marrin kohë. Duhet të kenë si të themi, të gjitha faktet të jenë hedhur në tavolinë edhe ku anojnë më shumë andej vete. Nuk është sot për nesër do bëhet. Prandaj dhe kjo çështje mori mbi pesë vjet, gjërat janë shoshitur atje. Po dua të citoja që edhe në dyert e Kongreseve kjo flitet, për dëmin që është bërë katër vitet e fundit nga qeveria e mëparshme.
© SYRI.net
Ahmetaj: Fëmija i kreut të organizatës ka marrë para nga Eco Parku, ka firmosur vetë Rama
Ahmetaj: Tek rrugët e energjia ke çudira, te AKSHI vazhdon Geron Meçe! Ja futëm Gysit...
Ahmetaj: Pse SPAK nuk bllokon Marinën e Durrësit e nuk arrestojnë ish drejtoreshën e Kadastrës! Dumani e Kraja i grisën urdhërarrestin Benet Becit