Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zjarret “pushtojnë” 5 qarqet e vendit, Ministria e Mbrojtjes bën BILANCIN: 44 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit, 14 ende aktive

Shkruar nga Newsbomb
Zjarret “pushtojnë” 5 qarqet e vendit, Ministria e Mbrojtjes
Foto ilustruese

Ministria e Mbrojtjes ka bërë përditësimin e situatës së zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit. Sipas ministrisë, janë raportuar gjithsej 44 vatra zjarri, nga të cilat 14 vijojnë të jenë aktive, 9 janë nën mbikëqyrje, ndërsa 21 janë shuar.

Në operacione janë angazhuar 636 forca vendore dhe 67 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur me 329 efektivë, mjete të shumta, 6 operacione me helikopterë, 1 avion Air Tractor dhe 1 dron.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, vatrat aktive të zjarrit janë të pranishme në qarqet Shkodër, Tiranë, Dibër, Lezhë dhe Berat. Megjithatë, ministria bën me dije se në asnjë prej këtyre zonave nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Situatat kryesore aktive janë:

* Shkodër: vijon aktive vatra Bardhaj–Myselim, me angazhim nga toka e ajri, përfshirë 71 efektivë dhe 2 helikopterë të FA. Aktive janë gjithashtu vatrat në Mnelë të Vogël, Naraç dhe malin e Tërbunit, ku janë angazhuar edhe 50 forca ushtarake. Zjarri në Bërdicë është nën mbikëqyrje dhe nuk paraqet rrezik për banesat.

* Tiranë: aktive vijojnë zjarret në Malin e Dajtit, Kryezi të Kavajës dhe Selitë e Malit. Në Dajt janë angazhuar 82 efektivë dhe 1 helikopter i FA, ndërsa në Kryezi është përdorur edhe 1 avion Air Tractor.

* Dibër: aktive janë vatrat në Vajkal, Lundre–Madhesh, Qafën e Helmes dhe Cerrujë. Vatra Lundre–Madhesh po mbështetet edhe nga FA.

* Lezhë: aktive mbeten vatrat në Gallatë dhe Kalivaç–Zimaj–Kashnjet; në këtë të fundit janë angazhuar edhe 63 efektivë dhe 2 helikopterë të FA. Nuk raportohen banesa në rrezik.

* Berat: aktive vijon vatra në Vokopolë, ndërsa zjarri në lagjen Kala është shuar.

Në qarqet e tjera, disa vatra janë shuar ose mbahen nën mbikëqyrje, përfshirë ato në Korçë, Elbasan, Vlorë, Durrës, Fier dhe Kukës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese