Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Një çantë e dyshimtë është gjetur mëngjesin e sotëm në rrugën përballë Ministrisë së Jashtme, e cila ka "ngritur në këmbë" policinë.
Pas sinjalizimit, në vendngjarje janë thirrur ekspertët për të verifikuar përmbajtjen e çantës dhe për të përjashtuar çdo rrezik të mundshëm.
Sipas informacioneve nga vendngjarja, pas kontrollit të kryer është konstatuar se çanta ishte bosh dhe nuk përbënte rrezik.
Pavarësisht rezultatit, autoritetet kanë zbatuar protokollet e sigurisë dhe kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme për verifikimin e situatës.
Sondazh
Poll
