Lajmet e fundit

Tyson Fury ka hedhur dyshime mbi zhvillimin e superndeshjes me Anthony Joshuan, ndërsa publikisht ka sfiduar Oleksandr Usykun për një përballje të mundshme në nëntor.
Në një video të publikuar në Instagram, boksieri britanik ka pretenduar se Joshua po tërhiqet nga marrëveshja, duke thënë se tashmë është në kërkim të një kundërshtari tjetër, transmeton Klankosova.tv.
Le ta bëjmë përsëri në nëntor. Topi është në fushën tënde. A do të ndeshesh me mua këtë vit apo do të heqësh dorë?”, ka thënë Fury, duke iu drejtuar Usykut.
Fury says he is looking for new opponent, calls out Usyk https://t.co/JhrNQNngyp
— BBC News (UK) (@BBCNews) September 7, 2026
Ukrainasi e ka mposhtur Furyn në dy përballjet e tyre të fundit dhe aktualisht është pjesë e ekipit stërvitor të Anthony Joshuas.
Ndërkohë, superdueli i shumëpritur mes Joshua dhe Fury vazhdon të mbetet i pasigurt, kryesisht për shkak të mosmarrëveshjeve rreth vendit ku do të zhvillohej meçi.