Lifestyle Love & Sex

“Dating down”/Trendi më i ri në marrëdhënie!

Një nga termat më të përfolur së fundmi në rrjetet sociale është “dating down”, një shprehje që përdoret për të përshkruar zgjedhjen e vetëdijshme të një partneri që perceptohet si “më inferior” për nga pamja fizike, statusi ekonomik, pozita shoqërore apo aftësitë emocionale. Psikologia dhe psikoterapistja Lucia Montesi shpjegon se në thelb të kësaj dinamike qëndron një marrëdhënie e pabarabartë, ku njëri partner ndjen se ka më shumë kontroll dhe pushtet mbi tjetrin.

Sipas saj, zgjedhja e një partneri të konsideruar “inferior” mund t’i japë personit një ndjenjë sigurie, pasi ai beson se do të ketë më pak rrezik të refuzohet, tradhtohet ose braktiset. Për më tepër, krahasimi i vazhdueshëm me partnerin shërben si një mënyrë për të ushqyer vetëvlerësimin.

“Lejon të kesh më shumë pushtet dhe kontroll mbi partnerin dhe marrëdhënien. Të bën të ndihesh më pak i rrezikuar nga gjykimi apo refuzimi dhe krijon iluzionin se partneri ka më pak mundësi të të lërë. Në të njëjtën kohë, vetëvlerësimi ushqehet përmes krahasimit të vazhdueshëm me inferioritetin e partnerit”, shpjegon Montesi.