Një natë pa gjumë mund të prishë gjithë përvojën e një udhëtimi. Zhurma është kthyer në një nga shqetësimet kryesore të klientëve të hoteleve, menjëherë pas pastërtisë, ndërsa ekspertët thonë se për shumë struktura hotelerie zgjidhja nuk është aspak e thjeshtë. Kondicioneri që gumëzhin gjatë gjithë natës, ashensori që hapet dhe mbyllet vazhdimisht, zhurmat nga dhoma ngjitur apo një grup turistësh që festojnë deri vonë.
Janë disa prej situatave që mund t’i kthejnë pushimet në një eksperiencë të lodhshme. Sipas të dhënave të cituara nga CNN, zhurma renditet ndër ankesat kryesore të klientëve të hoteleve, pas pastërtisë. Dhe problemi po bëhet edhe më i rëndësishëm, pasi udhëtarët po i kushtojnë gjithnjë e më shumë vëmendje cilësisë së gjumit.