Lajmet e fundit

Atentat i organizuar ndaj shqiptarit në Greqi
Një 55-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri mëngjesin e kësaj të hëne në Athinë, në një ngjarje që dyshohet se ishte një atentat i organizuar ndaj tij.
Sipas raportimeve të mediave greke, sulmi ndodhi në zonën e Patissias, në kryqëzimin e rrugëve Vroutou dhe Themou Annino, pak minuta para orës 05:00, transmeton Klankosova.tv
Nga të dhënat e para të hetimit, dy persona që udhëtonin me motoçikletë kanë qëlluar me armë ndaj shqiptarit në momentin kur ai po dilte nga banesa.
Ndërsa sipas mediave në Shqipëri, bëhet fjalë të një shqiptar 55vjeçari cili ka marrë plagë në këmbë dhe është dërguar për trajtim në spital, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetë.
Në vendin e ngjarjes, policia ka sekuestruar tri gëzhoja dhe një plumb, të cilat pritet të shërbejnë si prova për zbardhjen e sulmit.
Hetimet për identifikimin e autorëve dhe përcaktimin e motiveve të ngjarjes po vijojnë nga Drejtoria e Krimit të Organizuar e Policisë së Atikës.