Lajmet e fundit

“Free nga regjimi Kurti-Dejona”, aksioni i Aleancës para Kuvendit
Aleanca ka nisur një aksion para objektit të Kuvendit të Kosovës, duke vendosur mesazhin “Free nga regjimi Kurti-Dejona”.
Aksioni është zhvilluar në hapësirën para Kuvendit, ndërsa nga Aleanca është përcjellë një mesazh kritik ndaj qeverisjes së Albin Kurtit dhe ministres në detyrë të Drejtësisë, Dejona Mihalit, transmeton Klankosova.tv.
Përmes këtij aksioni, Aleanca ka shprehur qëndrimin e saj politik ndaj zhvillimeve të fundit në vend dhe mënyrës së qeverisjes.