Lajmet e fundit

Futbollisti kosovar Edon Zhegrova do të vazhdojë të jetë pjesë e Juventusit, pasi afati kalimtar i verës është mbyllur pa u realizuar një transferim i tij.
Zhegrova ishte pranë largimit nga “Zonja e Vjetër”, ndërsa interesim për shërbimet e tij kishte shfaqur vetëm skuadra arabe Al-Ittihad,.
Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Zhegrova ishte vetëm opsioni i tretë i klubit saudit, ndaj transferimi i tij nuk u konkretizua.
🚨🇽🇰 Edon Zhegrova will not be joining Al-Ittihad. The transfer window in Saudi Arabia is now closed, and Al-Ittihad decided not to move forward with a deal for Zhegrova.
— JuveFC (@juvefcdotcom) September 7, 2026
Zhegrova was third on the list, but Al-Ittihad ultimately decided not to proceed. Therefore, for the time… pic.twitter.com/T6o5r6JTAR
Kështu, reprezentuesi i Kosovës mbetet zyrtarisht lojtar i Juventusit, ku tashmë synon të fitojë më shumë minuta nën drejtimin e trajnerit Luciano Spalletti.