Lajmet e fundit

Ka nisur në Gjykatën Themelore në Prishtinë seanca fillestare ndaj Fatmir Shehollit, i cili akuzohet për veprat penale “Spiunazh” dhe “Shantazh”.
Rasti lidhet me pretendimet e Prokurorisë për lidhje të Shehollit me shërbimin inteligjent serb BIA, transmeton Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/nenad-rashiq-i-pranishem-ne-seancen-gjyqesore-ndaj-fatmir-sheollit
Sipas aktakuzës së 24 gushtit 2026, në mesin e provave të paraqitura janë përgjime telefonike, komunikime të nxjerra nga telefoni i tij, video-incizime, pamje nga kamerat e sigurisë, dokumente të sekuestruara, dëshmi të dëshmitarëve dhe raport financiar.