Flash News
Përplasen dy automjete në aksin Pogradec-Korçë, dy gra përfundojnë në spital
Shkrumbohet nga flakët gomisteria në Tresh të Lezhës
Ata harruan Madisonin, Amerika Jo
Gjendet një çantë e dyshimtë pranë Ministrisë së Jashtme, ekspertët në vendngjarje
Përplasen 5 automjete në Durrës-Tiranë, humb jetën 45-vjeçari

Në pak më shumë se dy vjet, në Kosovë janë arrestuar disa persona nën dyshimin se kanë spiunuar për Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë, BIA.
Të marra së bashku, rastet tregojnë një gamë të gjerë informacionesh për të cilat, sipas Prokurorisë Speciale, ka pasur interes: nga Policia e Kosovës dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), te zhvillimet politike, zgjedhjet, pjesëtarë të komuniteteve të caktuara dhe individë me ndikim.
Disa prej rasteve janë ende në gjykim. Në disa të tjera tashmë ka dënime.
Ato nuk provojnë vetvetiu ekzistencën e një operacioni të vetëm apo të një rrjeti të koordinuar të BIA-s në Kosovë. Por, ngrenë pyetjen se çfarë kërkon ajo dhe çfarë mund të bëjë me informacionet pasi t’i ketë siguruar.
“Punohet më së shumti në përfitimin e njerëzve. Qoftë për informacione, qoftë për ndikim përmes institucioneve”, thotë Dushan Janjiq, themelues i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, për Radion Evropa e Lirë.Një prej rasteve më të fundit pritet të nisë të gjykohet më 7 shtator në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Fatmir Sheholli akuzohet për spiunazh dhe shantazh.
Prokuroria Speciale e Kosovës pretendon se ai ishte rekrutuar nga BIA dhe se mblidhte informacione për zhvillimet politike, gjendjen e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve të Kosovës.
Sipas aktakuzës, ai dyshohet se ka marrë pjesë edhe në një plan për komprometimin e zyrtarëve të Kosovës dhe ndërhyrjen në zgjedhjet lokale të vitit 2025.
Në telefonin e tij, sipas Prokurorisë, është gjetur edhe fotografia e një dokumenti të quajtur “Top sekret 2”, përmbajtja e të cilit pretendon ekzistencën e një plani për përdorimin e fesë islame për përçarjen e shqiptarëve dhe ndryshimin e perceptimit të Perëndimit për Kosovën.
Autorësia dhe autenticiteti i dokumentit nuk janë sqaruar publikisht.
Bashkësia Islame e Kosovës i ka mohuar pretendimet që përmban ai dhe ka kërkuar hetimin e origjinës dhe vërtetësisë së tij.
Publikimi i përmbajtjes së dokumentit nxiti reagime dhe përplasje në rrjetet sociale, përfshirë pretendime për lidhje mes BIA-s dhe pjesëtarëve të komunitetit mysliman në Kosovë.Por, aktakuzat nuk tregojnë se çfarë ndodh më pas me informacionet që, sipas Prokurorisë, mblidhen dhe i përcillen inteligjencës serbe.
Ekspertët e inteligjencës thonë se vetë mbledhja e informacionit është vetëm një pjesë e punës së një shërbimi.
Po aq rëndësi ka se kush e siguron atë, çfarë qasjeje ka burimi dhe për çfarë mund të përdoren më pas informacioni dhe rrjeti i krijuar.
Daniel Lomas, profesor i inteligjencës dhe sigurisë në Universitetin e Nottinghamit në Angli, thotë se faza e parë zakonisht është mbledhja e informacionit.
“Fillimisht përpiqesh të marrësh informacion nga burimet, pra për politikën e një vendi, ekonominë e një vendi, kush është lart, kush është poshtë, thashetheme politike, duke zhvilluar rrjete njerëzish në gjithë shoqërinë”, shpjegon Lomas për Radion Evropa e Lirë.
Por, sipas tij, rrjetet e krijuara mund të fitojnë më vonë një funksion tjetër: të përdoren për ndikim politik.
Radio Evropa e Lirë i është drejtuar BIA-s për të marrë qëndrimin e saj lidhur me rastet dhe pretendimet për veprimtarinë e saj në Kosovë, por nuk ka marrë përgjigje.
Çfarë informacioni kërkohet?
Aktakuzat e ngritura në Kosovë japin disa të dhëna për llojin e informacioneve që dyshohet se janë kërkuar.
Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi akuzohen se kanë mbledhur dhe përcjellë informacione që lidheshin me UÇK-në, Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.
Sipas aktakuzës, Shabani kishte mbledhur edhe materiale për masakrën e Reçakut, ndërsa Qerimi informacione për dëshmitarë të Gjykatës Speciale.
Të dy janë deklaruar të pafajshëm dhe procesi gjyqësor ndaj tyre vazhdon.
Në një rast tjetër, Fehim Sali dyshohet se gjatë viteve 2024 dhe 2025 ka mbledhur dhe përcjellë informacione dhe dokumente për persona të caktuar në Kosovë, përfshirë persona që Prokuroria i përshkruan si pjesëtarë të qarqeve vehabiste.Në mesin e personave tashmë të dënuar për spiunazh janë Aleksandar Vllajiq dhe Jellena Gjukanoviq.
Janjiq thotë se interesi i një shërbimi inteligjent nuk kufizohet vetëm te dokumentet apo të dhënat konkrete. Po aq të rëndësishëm janë njerëzit që kanë qasje në to.
Sipas tij, BIA interesohet për burime që mund të sigurojnë informacione, por edhe për persona me ndikim.
“Dihet kush është popullata shumicë në Kosovë – janë shqiptarët – dihet kush ka ndikim në ekonomi”, thotë Janjiq.
Ai shton se synimi është të arrihet te “burime cilësore të informacionit”.
Por, rëndësia e një burimi brenda një institucioni nuk kufizohet domosdoshmërisht tek ajo që mund të nxjerrë prej tij.
Lomas merr si shembull policinë.
“Policia mund të bëjë më shumë sesa mund të bëjë qytetari i zakonshëm. Ajo ka kompetenca të ndryshme të mbikëqyrjes. Mund të ketë qasje në lloje të caktuara informacioni”, thotë ai.
Një person brenda policisë, sipas tij, mund të ndihmojë edhe në identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë objektiv rekrutimi apo të krijojë mundësi për operacione të tjera.
Çfarë ndodh me informacionin?
Janjiq është i kujdesshëm kur pyetet se çfarë ndodh konkretisht me informacionet që arrijnë te BIA.
“Këtë, sinqerisht t’ju them, vetëm mund ta imagjinoj”, thotë ai.
Në parim, sipas tij, informacionet kalojnë në sektorët analitikë, ku “renditen, klasifikohen” dhe më pas përdoren në varësi të vlerësimit, para së gjithash, politik.
Ai përmend shantazhin dhe ndikimin si disa nga mundësitë e përdorimit të tyre.
Lomas e shpjegon procesin nga perspektiva e funksionimit të shërbimeve të inteligjencës në përgjithësi.
Informacioni për politikën, institucionet dhe individët, thotë ai, mund t’i tregojë një shërbimi të huaj se ku ndodhen dobësitë apo përçarjet brenda një qeverie, partie ose shoqërie.Inteligjenca të lejon të hapësh çarje brenda qeverive, partive politike, shoqërisë më të gjerë, sepse të jep njohuri të qarta se si ta shfrytëzosh një shoqëri të caktuar”, thotë Lomas.
Hapi tjetër, sipas tij, mund të jetë ajo që në botën e inteligjencës njihet si “veprim i fshehtë”: jo më vetëm mbledhje e informacionit, por ndërmarrje veprimesh mbi bazën e asaj që është mësuar.
“…pra, nuk je më vetëm duke qëndruar mënjanë dhe duke mbledhur informacione, por edhe bën diçka duke u bazuar në to”, thotë ai.
Kjo nuk do të thotë se rastet e zbuluara në Kosovë dëshmojnë ekzistencën e një strategjie të tillë të koordinuar të BIA-s.
Proceset gjyqësore kanë të bëjnë me përgjegjësinë individuale të personave konkretë, ndërsa një pjesë e pretendimeve të Prokurorisë ende nuk janë provuar me aktgjykime përfundimtare.
Radio Evropa e Lirë pyeti Prokurorinë Speciale të Kosovës për numrin e personave nën hetim, aktakuza apo gjykim për spiunazh në favor të Serbisë, për lidhjet dhe metodat e mundshme të përbashkëta mes rasteve, si dhe për dyshimet për përfshirjen e personave brenda institucioneve publike, por nuk mori përgjigje.
Përgjigje nuk dha as Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, të cilën REL-i e pyeti për vlerësimin e saj mbi shtrirjen e mundshme të veprimtarisë së BIA-s dhe rrezikun që ajo mund të paraqesë për institucionet e Kosovës.
A mund ta destabilizojë një vend spiunazhi?
Lomas paralajmëron kundër përfundimit se spiunazhi, vetvetiu, mund të destabilizojë një shtet.
“Mendoj se spiunazhi të çon vetëm deri në një pikë”, thotë ai.
Shërbimet e huaja, sipas tij, nuk kanë nevojë t’i krijojnë vetë ndarjet apo pakënaqësitë brenda një shoqërie. Ato mund t’i identifikojnë dhe t’i shfrytëzojnë ato.
Për ta shpjeguar këtë mekanizëm, Lomas merr Rusinë si shembull.
Ai përmend debatet rreth migracionit në Gjermani, duke theksuar se shqetësimet e një pjese të shoqërisë për këtë çështje nuk janë krijuar nga Rusia. Por, sipas tij, aktorë të jashtëm rusë i kanë amplifikuar pakënaqësitë e tilla, përfshirë përmes rrjeteve sociale.
Ai e krahason këtë edhe me një zjarr: pakënaqësitë ekzistojnë, ndërsa ndërhyrja nga jashtë mund t’i shtojë “karburant zjarrit”, duke i bërë më të mëdha dhe më të rrezikshme.
Lomas nuk thotë se rastet në Kosovë dëshmojnë një model identik.
Por, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ai e sheh këtë edhe në kontekstin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe përplasjes së saj më të gjerë me Perëndimin.
Sipas tij, Rusia mund të ketë interes në hapësira ku tensionet ekzistuese mund të mbahen të hapura dhe ku vëmendja e NATO-s mund të zhvendoset drejt një krize tjetër./REL
Të fundit
Bisedimet me SHBA-në, Zelensky hap dritën jeshile për negociatat: Duam takim trepalësh me Rusinë
7 September 2026, 12:04
100 ditë
7 September 2026, 11:35
Nga Anglia drejt Tiranës, diaspora niset me autokolonë për protestën e 12 shtatorit
7 September 2026, 11:14
44 vatra zjarri në 24 orë, 14 ende aktive/ Ja qarqet ku vijon beteja me flakët
7 September 2026, 11:03
Beleri pas zjarrit në Himarë: Paratë shkojnë për festivale, mungojnë zjarrfikëset
7 September 2026, 10:52
Arbër Hajdari largohet nga karrigia e opinionistit në BBVA6?
7 September 2026, 10:48
Sirenat nuk pushojnë në Kiev, 76 alarme vetëm në shtatë ditë
7 September 2026, 10:29
Përplasen dy automjete në aksin Pogradec-Korçë, dy gra përfundojnë në spital
7 September 2026, 10:19
Shkrumbohet nga flakët gomisteria në Tresh të Lezhës
7 September 2026, 10:15
AfD fiton bindshëm në Saksoni-Anhalt, por i duhen aleatë për të qeverisur
7 September 2026, 10:05
Informacion, burime, ndikim: Gjurmët e BIA-s në Kosovë
7 September 2026, 09:56
Shqipëria mbetet në fund për shëndetësinë, paguajmë nga xhepi gati gjysmën e faturës
7 September 2026, 09:41
Ata harruan Madisonin, Amerika Jo
7 September 2026, 09:41
Gjendet një çantë e dyshimtë pranë Ministrisë së Jashtme, ekspertët në vendngjarje
7 September 2026, 09:37
Shqipëria digjet/ Vetëm 23 bashki kanë buxhet kundër zjarrit
7 September 2026, 09:25
Kthim në shkollë në stilin e kolegjit
7 September 2026, 09:01
Përplasen 5 automjete në Durrës-Tiranë, humb jetën 45-vjeçari
7 September 2026, 08:56
Këmbimi valutor sot, me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore
7 September 2026, 08:34
Tender pas tenderi, Unaza e shembur e Burrelit gëlltit mbi 2 milionë euro
7 September 2026, 08:12
Sherr mes dy personave gjatë natës në Tiranë, plagoset me thikë 26-vjeçari
7 September 2026, 07:54
Përplasen dy makina në Rrethrrotullimin e Levanit, humb jetën një person
7 September 2026, 07:35
Temperaturat shkojnë deri në 38 gradë, si parashikohet moti sot
7 September 2026, 07:17
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
7 September 2026, 07:01
4 faktorë që mund të përshpejtojnë plakjen
6 September 2026, 21:21
Berisha nga SHBA: Qeveria teknike, e vetmja rrugë për zgjedhje të lira
6 September 2026, 20:55
ChatGPT për adoleshentët, OpenAI forcon masat e sigurisë
6 September 2026, 20:32
Si u bë Gjermania nga një vend emigrimi në një vend imigrimi
6 September 2026, 18:34
Bad Bunny rrëmben Emmy-n e parë në karrierë me spektaklin e Super Bowl
6 September 2026, 19:51
Harta e re e botës në OKB, Serbia abstenon: Kosova paraqitet si shtet i pavarur
6 September 2026, 19:26
Berisha thirrje diasporës: Bashkohuni me protestën, rruga e rikthimit kalon nga largimi i Ramës
6 September 2026, 19:09
Berisha sulmon Ramën nga Amerika: Duhet të shembim narkoshtetin antishqiptar
6 September 2026, 18:49
Këlliçi nga New Jersey: Takimi me diasporën do të jetë historik
6 September 2026, 18:13
Berisha nga SHBA: Diaspora shqiptare është fati i bardhë i kombit
6 September 2026, 18:00
Takimi me diasporën/ Berisha pritet me ovacione në New Jersey
6 September 2026, 17:46
A e lexoi Serbia Uashingtonin më mirë se Kosova?
6 September 2026, 15:50
Bilanci njëvjeçar i Diellës
6 September 2026, 16:45
Infantino kërkon një tjetër mandat në krye të FIFA-s, organizata mohon tërheqjen nga gara
6 September 2026, 16:25
A ka funksionuar liria edhe për ju?/ Berisha: Në mënyrën më të fuqishme
6 September 2026, 16:07
Mediu pas takimit me diasporën në SHBA: Shqipëria ka nevojë për çdo shqiptar
6 September 2026, 15:44
Zjarr masiv në pyllin e Dërmenasit, flakët përparojnë drejt masivit me pisha
6 September 2026, 15:26
Përplasja mes biznesmenëve në Radhimë, gjykata jep masat për të arrestuarit
6 September 2026, 15:09
Arrestohet reperi i njohur shqiptar
6 September 2026, 14:57
Goditja e rrjetit të drogës në Sarandë. “Boraqi” i shpëtoi policisë për vite të tëra
6 September 2026, 14:44
Dy “skifterë” shqiptarë grabisin shtëpinë e biznesmenes së njohur spanjolle
6 September 2026, 14:25
Cilat janë shenjat që mashtrojnë më shumë dhe kush nuk tradhton kurrë?
6 September 2026, 13:41
Ngërçi për pagat e magjistratëve, Rama: Secili institucion në vendin e vet
6 September 2026, 13:21
Caku i Berishës, nga 'Oqeani' te 'Hëna'
6 September 2026, 13:02
Zhupa: Me një shkrepëse, zona e mbrojtur mund të kthehet në resort sipas ligjit 21/2024
6 September 2026, 12:57
Konflikti i biznesmenëve te ‘Regina Palm’, pritet masa e sigurisë për të arrestuarit
6 September 2026, 12:39
Goditet rrjeti i shpërndarësve të drogës në Sarandë, 20 të arrestuar
6 September 2026, 12:15
Pse janë kaq të shëmtuar filmat e rinj shqiptarë?
6 September 2026, 12:01
11 vatra zjarri aktive në vend, Dajti dhe Fieri nën flakë
6 September 2026, 11:45
Bilanci njëvjeçar i Diellës
6 September 2026, 11:33
Sherr në një stacion treni në Itali, 22-vjeçari shqiptar plagos me thikë marokenin
6 September 2026, 11:05
Protesta masive në Kroaci, qeveria nën presion për skandalin e mbetjeve të rrezikshme
6 September 2026, 10:41
Këmbimi valutor 6 shtator/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
6 September 2026, 10:25
Rama sfidon protestuesit: Kur të dal nga ajo zyrë, atëherë do të shpëtoni nga mua!
6 September 2026, 10:07
Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska
6 September 2026, 09:41
Ditë me diell dhe temperatura të larta, ja parashikimi i motit për sot
6 September 2026, 08:44
Horoskopi, 6 shtator 2026/ Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat e zodiakut
6 September 2026, 08:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
6 September 2026, 07:58
Negociatat për luftën, Zelensky pranon armëpushimin e Putin
5 September 2026, 21:54
"Radhima, vetëm maja e ajsbergut", eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat
5 September 2026, 21:25
Formula e pagave përplas drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët: Po kërkohet formula e shfuqizuar?
5 September 2026, 21:05
Këlliçi zbardh axhendën e Berishës në SHBA: Takime me kongresmenë dhe diasporën
5 September 2026, 20:18
Putin ndalon sulmet ndaj Kievit, pritet takim me të dërguarit e Trump
5 September 2026, 19:58
Në garë për politikën lokale në Kanada, vajza e Mirush Kabashit: Mbështes protestat në Shqipëri
5 September 2026, 19:33
Berisha në Amerikë/ Të dielën takimi me shqiptarët, më 9 shtator Konventa Republikane
5 September 2026, 19:13
Qeveria mban ende peng pagat e drejtësisë; Magjistratët vazhdojnë të heshtin
5 September 2026, 18:44
Deklaratat e Ramës në Itali, Berisha: Fajin nuk e ka Europa për dështimet e tij, por narkoshteti
5 September 2026, 18:02
Mirë se vini në republikën e kafenesë!
5 September 2026, 17:11
Serbia nderon Mlladiç, revoltohet eurodeputeti gjerman: Turp për Beogradin!
5 September 2026, 16:51
Kur autoriteti shtetit bëhet me rotacion
5 September 2026, 16:29
Eksplozivi i lidhur me celular në Durrës, arrestohen dy persona
5 September 2026, 16:09
Ndihmuan banorët nga zjarri në Fier, dy efektivëve u shkrumbohen makinat
5 September 2026, 15:46
Berisha përkujton shenjtërimin e Nënë Terezës: Bijë e madhe e kombit shqiptar
5 September 2026, 15:24
Bie në humnerë, humb jetën 40-vjeçari në Malësi të Madhe
5 September 2026, 15:07
Zjarri në Himarë, turistja tregon momentet e frikës: Mendova se nuk do të mund të largoheshim
5 September 2026, 14:56
Këlliçi pas mbërritjes së Berishës në SHBA: Është hedhur vetëm hapi i parë
5 September 2026, 14:34
Rrëfimi i policit: Më goditi me kovë dhe grusht, zbardhet incidenti i Nuredin Dumanit në burg
5 September 2026, 14:15
El Ninjo drejt rekordit/ WMO paralajmëron për mot ekstrem në mbarë botën
5 September 2026, 13:57
Levani nën flakë/ Reuters sjell pamje nga zjarri 'apokaliptik'
5 September 2026, 13:43
Zjarr në kodrat e fshatit Kot në Selenicë, flakët përfshijnë ullishtet
5 September 2026, 13:19
Dhuna ndaj Kuçit, Jozefin Marku përballet me 5 akuza, në kërkim dy persona
5 September 2026, 12:58
Emisarët amerikanë nisen drejt Moskës dhe Kievit, teksa Rusia vazhdon sulmet ndaj Ukrainës
5 September 2026, 12:36
Himara dhe Fieri digjen gjithë natën, Rama e mbyll me një postim: Situata është nën kontroll
5 September 2026, 12:19
A rrezikojmë rritjen e çmimeve kur të hymë në BE?!
5 September 2026, 11:54
Zhupa: Zjarri në Himarë nxori në pah mungesën e investimeve në mbrojtjen e qytetarëve
5 September 2026, 11:47