75 Mall Live Search
11:05 / E Hënë, 07 Shtator 2026 / Z S

Ambasadori i BE-së Schuebel takon Sveçlën dhe drejtorin e policisë, flasin për çështjen e sigurisë

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel, është takuar me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Sipas zyrës së BE-së në Kosovë, në takim është diskutuar për garantimin e sigurisë për të gjitha komunitetet, në përputhje me të drejtat e njeriut dhe parimet e sundimit të ligjit.

Postimi i plotë:

Duke vazhduar takimet e tij me autoritetet e Kosovës, ambasadori i BE-së në Kosovë Dirk Schuebel u takua me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe drejtorin e përgjithshëm i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha.

“Diskutuam për garantimin e sigurisë për të gjitha komunitetet, në përputhje me të drejtat e njeriut dhe parimet e sundimit të ligjit, në mënyrë që të gjithë të ndihen të sigurt. BE-ja do t’i mbështesë këto përpjekje”, tha Schuebel.