75 Mall Live Search
11:02 / E Hënë, 07 Shtator 2026 / AR

Bebe Rexha u përgjigjet njerëzve që komentojnë për trupin e saj: “Nuk di çfarë të bëj”!

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, doli në platformën X të dielën për t’iu përgjigjur komenteve të përdoruesve në lidhje me pamjen e saj, veçanërisht madhësinë e gjoksit.

“Nuk di çfarë të bëj me gjoksin tim! Sapo u bënë shumë të mëdhenj dhe i urrej burrat heteroseksualë në komente që komentojnë vetëm për këtë, por nga ana tjetër, një vajzë ende dëshiron të vishet seksi”, shkroi këngëtarja 37-vjeçare. Ajo vazhdoi duke thënë se duhet të ketë “një aplikacion vetëm për vajzat dhe gejtë”, transmeton Indeksonline.

Ajo gjithashtu u vuri në dukje ndjekësve të saj standardet e dyfishta me të cilat, sipas saj, përballen gratë me forma të rrumbullakosura. “Ndihem sikur, si vajza me forma të rrumbullakosura, sapo veshim diçka të ngushtë, automatikisht dukemi si prostituta”, shkroi ajo.

Në një bisedë me një fans, ajo konfirmoi se shtimi i saj në peshë kohët e fundit lidhej me sindromën e vezoreve policistike (PCOS). Ajo shtoi me shaka se “ha shumë bukë”. PCOS-i është një çrregullim hormonal që mund të ndikojë në shumë aspekte të shëndetit dhe te disa gra, shoqërohet edhe me shtim në peshë. Rexha ka folur më parë publikisht për diagnozën dhe ndryshimet e saj në peshë./Indeksonline/