E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Alcaraz i pandalshëm në US Open, spanjolli “fluturon” drejt çerekfinales

Ilustrim · Vizion Plus

“US Open” ka hyrë në fazën vendimtare, teksa janë përcaktuar çerekfinalistët e parë në turneun e këtij viti.

Në turneun e meshkujve, amerikani Francis Tiafoe regjistroi një fitore të rëndësishme, duke mposhtur 3-0 rusin Daniil Medvedev dhe duke siguruar një vend në çerekfinale.

Pa shumë vështirësi avancoi edhe Carlos Alcaraz.

Tenisti spanjoll, numri 2 në botë, mposhti 3-0 amerikanin Tommy Paul në një ndeshje të dominuar prej tij nga fillimi deri në fund. Alcaraz konfirmoi edhe një herë statusin e një prej favoritëve kryesorë për trofeun në New York.

Në garë mbeten edhe dy amerikanë të tjerë. Ben Shelton dhe Alex Michelsen siguruan kualifikimin në çerekfinale me fitore të pastra 3-0, duke i dhënë një tjetër arsye publikut vendas për të shpresuar.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh