Orteku në Rusi vret 11 persona dhe plagos 6 të tjerë
7 Shtator 2026 |
11:12
Një ortek në Republikën e Kabardino-Barkisë të Rusisë vrau 11 persona dhe plagosi gjashtë të tjerë, tha të hënën Ministria rajonale e Situatave të Emergjencave.
Orteku goditi një grup prej 33 alpinistësh në Grykën e Bezengut të shtunën, tha ministria. Dhjetë alpinistë arritën të zbrisnin vetë, ndërsa fati i gjashtë të tjerëve mbetet i panjohur.
Ministria tha se 56 ekipe shpëtimi janë dërguar në vendngjarje.
“Operacionet e kërkim-shpëtimit po ndërlikohen nga terreni i vështirë dhe rreziku i orteqeve të tjera”, thanë autoritetet, duke shtuar se një helikopter Mi-8 dhe një helikopter komercial pritet të bashkohen me kërkimin kur të përmirësohen kushtet e motit.
Lajme të Sugjeruara
Burham bisedë telefonike me Trump, në fokus Ukraina dhe Lindja e Mesme
Kryeministri britanik Andy Burnham dhe presidenti i SHBA-së Donald Trump kanë zhvilluar një bisedë telefonike ku ranë dakord për përpjekjet për një armëpushim në Ukrainë. “Kryeministri përsëriti...
Abuzoi seksualisht një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë së Luizianës përfundon dënimin me 90 ditë burg
Ish-kryetarja e bashkisë së Luizianës, Misty Roberts, ka përfunduar dënimin me 90 ditë burg për përdhunimin e një djali 16-vjeçar ndërsa ishte ende në detyrë dhe është...
1,000 euro për çdo të porsalindur, Bashkia greke miraton skemën për të luftuar rënien demografike
Bashkia e Kallitheas në Athinë po ecën përpara me planin për të ofruar një grant prej 1,000 eurosh për prindërit e fëmijëve të porsalindur që...
- 22:27 Vizita e Berishës në SHBA, Klevis Balliu: U shemb mali i shpifjeve, po vjen ndryshimi
- 22:26 “Qajnë për fëmijët”, deputetja Sara Mila tregon kërkesat e prindërve për punësim
- 22:16 Konjufca: Nderimi i Ratko Mlladiçit nga Beogradi, akt i turpit të thellë moral e politik
- 22:16 Kosova edhe formalisht pjesë e forcës ndërkombëtare për Gazën
- 22:07 E trishtë, pas punishtes, banorit nga Levani i digjet edhe shtëpia
- 21:54 Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet Kikisë: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë