Lajmet e fundit

Gary Neville ka kritikuar ashpër Patrick Dorgun për rolin që pati në aksionin e golit të barazimit të Evertonit ndaj Manchester Unitedit.
Ndeshja në “Hill Dickinson Stadium” përfundoi 2-2, pasi Ainsley Maitland-Niles shënoi një gol spektakolar në minutat e fundit, duke i siguruar Evertonit një pikë.
Neville tha se goli mund të ishte shmangur, duke fajësuar veçanërisht Dorgun për daljen nga pozicioni në një moment vendimtar, transmeton, Klankosova.tv.
“Dorgu, për një arsye të pakuptueshme, del për të bërë presing i vetëm. Topi kalon përtej tij dhe Evertoni depërton shumë lehtë nga e majta”, ka thënë Neville në podcastin e tij për “Sky Sports”.
Ai kritikoi edhe organizimin defensiv të Unitedit, duke theksuar se Andrey Santos nuk e mbuloi Dorgun, ndërsa Leny Yoro ishte pozicionuar shumë thellë.
“Duhet të jesh i organizuar dhe Manchester United nuk ishte në ato minutat e fundit”, ka deklaruar ish-kapiteni i Unitedit.
Neville shprehu gjithashtu shqetësim për ndryshimet e shumta që trajneri Michael Carrick bëri në repartin defensiv gjatë ndeshjes.
“Nuk mund ta ndryshosh vazhdimisht katërshen e mbrojtjes”, përfundoi ai.