Shëndetësia/ Spahija: Eurostat dhe Banka Botërore grisën përfundimisht maskën e këtij pushteti hajdut.

Shëndetësia/ Spahija: Eurostat dhe Banka Botërore grisën përfundimisht maskën e këtij pushteti hajdut.

11:41, 07/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka reaguar pas publikimit të shifrave të Eurostat për  shëndetësinë në Shqipëri.

Sipas Spahisë, Eurostat dhe Banka Botërore kanë grisur përfundimisht maskën e këtij pushteti hajdut. 

Reagimi i deputetit të PD, Bardh Spahia:

Faktet e pakundërshtueshme të Eurostat-it dhe Bankës Botërore grisën përfundimisht maskën e këtij pushteti hajdut.
Shqipëria është damkosur zyrtarisht me rekordin më të zi në Europë, ku familjet detyrohen të paguajnë nga xhepi mbi 48% të çdo fature shëndetësore, ndërsa shërbimet reale që marrin nuk kapin as 40% të mesatares europiane.

Këto nuk janë thjesht statistika të ftohta por dënime me vdekje për mijëra qytetarë të cilët nuk përballojnë dot kurimin. 
Ndërsa miliardat e buxhetit zhvaten përmes koncesioneve kriminale e tenderave të korruptuar për të ushqyer luksin e një klike hajdutësh, shqiptarët lihen të vdesin dyerve të spitaleve pa ilaçe, pa aparatura dhe pa asnjë mbështetje. Po vidhet buka e gojës, po vidhet e ardhmja, dhe tani po vidhet haptazi vetë jeta!

Një regjim që pasurohet mbi gjakun, dhimbjen dhe varfërimin e njerëzve të tij meriton përçmim dhe reagim pa ndërprerje.

Çdo qytetar, çdo prind dhe çdo i ri duhet të ngrihet fuqishëm në sheshe për të mbrojtur jetën, dinjitetin dhe familjen. Kjo qeveri e kalbur deri në palcë duhet të shporret një orë e më parë me dorëheqje të menjëhershme dhe përgjegjësit të përfundojnë para drejtësisë për krimin makabër të braktisjes dhe zhvatjes së një populli të tërë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco