Aktivistja dhe ish-anëtarja e Rithemelimit në PD, Evi Kokalari, ka reaguar në lidhje me vizitën e kryedemokratit Sali Berisha në SHBA, ku ditën e djeshme mbajti edhe një takim me demokratët që jetojnë në amerikë në New Jersey.
Në një postim në rrjetet sociale, Kokalari ka postuar dy foto të takimeve, në vitin 2021 dhe dhe dje në të njëjtin vend, ku shihet se numri i pjesëmarrësve është më i vogël se 5 vite më parë.
Sa i përket vizitës në SHBA, aktivistja thekson se Berishës ende nuk i është hequr “Non Grata”. Nga informacionet e saj nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Kokalari shkruan se kreu i PD-së do të udhëtonte sërish muajin tjetër në Amerikë, pasi vizat janë afatgjata, ndërsa kryedemokrati e ka vetëm me një hyrje.
Postimi i plotë:
Majtas: Foltorja në New Jersey, në vitin 2021, që pasqyron gjysmën e sallës. Konsideroni dyfishin e njerëzve, plus disa të tjerë në fund, të cilët mezi i shikonim, aq larg ishin.
Djathtas: Foltorja në Neë Jersey, në vitin 2026, me Le(x)hendën.
And he still doesn’t get it...
Oh, dhe “non grata” nuk është hequr. Ndryshe, Berisha do të vinte përsëri muajin tjetër, sepse vizat amerikane janë afatgjata, ndërsa viza e tij është vetëm me një hyrje. Kaq informacion kam nga DASH, sepse nuk janë të gjithë njerëzit e LaCivitës aty.
