Teksa kanë mbetur afro 3 javë nga ndeshjet e Kombëtares të vlefshme për Ligën e Kombeve, Myrto Uzuni vijon të shkëlqejë nga Amerika e largët. Sulmuesi kuqezi është përzgjedhur në formacionin e javës në League Cup duke u vlerësuar me notën më të lartë, 7.98.
Beratasi vijon të tregojë një formë të jashtëzakonshme duke dhënë sinjale se do të jetë pikë kyçe dhe për 11-shen titullare të Shqipërisë. Kuqezinjtë do të përballen me Bjellorusinë dhe San Marinon përkatësisht në 26 dhe 29 shtator, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Edhe pse ende nuk është publikuar lista zyrtare e Shqipërisë, me gjasë trajneri i ri Rolando Maran do ta ketë në planet e tij. Myrto Uzuni vijon të tregojë gjatë gjithë kohës se është në formë optimale. Me fanelën kuqezi ka shpalosur vlerat e tij duke dhënë maksimumin kudo që trajneri e ka parë të nevojshme ta hedhë në fushë.
