• Kontakt
Monday, September 7, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

100 ditë

11:43 : 07/09/2026
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Lutfi Dervishi

Ai grusht aktivistësh që doli më 31 maj para Drejtorisë së Policisë në Tiranë, për të protestuar ndaj asaj që kishte ndodhur një ditë më parë në Zvërnec, me shumë gjasë nuk e kishte menduar se dita e 100-të do t’i gjente ende në shesh.

Nuk e kishte menduar këtë gjë as qeveria, as media, besoj as futurologët.

Vështirë të parashikohej se 100 ditë më vonë do të kishim një protestë të përditshme, vëmendje ndërkombëtare dhe diasporën nëpër sheshe. Sot shohim Komisionin Europian që flet për projektin, punime të pezulluara, Kapitullin 27 të lidhur me zonat e mbrojtura dhe vetë Kryeministrin duke hapur, brenda Pasqyrës së tij më të fundit, edhe një rubrikë “Flamingo”.

Është e vërtetë se asnjë nga pesë kërkesat e protestës nuk është realizuar. Por kjo nuk do të thotë se protesta nuk ka bilanc.

Lexo edhe:

Dita e 100-të e protestës, qytetarët rrethojnë godinën e Kryeministrisë

Dritan Goxhaj: Po zbatojmë aktin e rezistencës konstante të Skënderbeut

Lëvizja më e madhe dhe më kohë gjatë pas rënies së komunizmit ka ndryshuar diçka më të vështirë për t’u matur se numri i kërkesave të plotësuara: marrëdhënien e pushtetit me qytetarin dhe vetëdijen e këtij të fundit për forcën që gëzon. (Do të ishte e vështirë të mendohej se do të kishim protestat dhe vendimet e këshillave bashkiakë të bashkive që parashikohen të shuhen nga harta, kundër reformës territoriale.)

Lëvizja ka krijuar, para se gjithash, një fenomen të paprecedentë: protestën e përditshme. Deri më 30 maj, protestat në Shqipëri përgjithësisht ngjanin me ftesat për dasmë: caktohej data, ora, vendi dhe pas dy-tri orësh secili kthehej në shtëpi.

Flamingot thyen duopolin PS-PD mbi protestën politike dhe dëshmuan se mund të krijosh presion politik edhe pa seli, pa degë, pa deputetë, pa mjete, pa patronazhiste dhe pa makinerinë e një partie.

Po ashtu për herë të parë në këto 35 vite, nga diaspora nuk presim vetëm remitancë ekonomike, por po shohim edhe remitancë politike. Njerëzit nuk dërgojnë vetëm euro në Shqipëri, por sjellin zërin e tyre në Tiranë dhe protestuan në qytetet ku jetojnë.

Por ndoshta ndryshimi më i madh është te zgjimi i shoqërisë, si përgjigje ndaj “pikës që derdhi gotën”, dhe nxjerrjan nxjerrë jashtë loje e “hazer-xhevapë-ve”: “populli foli me votë”, “do ta shohim në kutitë e votimit”.

Narrativa që e redukton qytetarin në votues, duke e trajtuar si dele që voton një herë në katër vjet dhe pastaj lihet të blegërijë i lirë në Facebook dhe kafene, mori një goditje serioze. Qytetari refuzon të presë në heshtje 1400 ditë mes dy palë zgjedhjeve duke përballuar çmimet “europiane” me rrogën “ballkanike”

Pa këto 100 ditë, vështirë se sot do të kishim BESA-n, Praninë Besnike, Pasqyrë Albania dhe, sidomos, takimet e së premtes pasdite në orën 5, ku pushteti del të dëgjojë hallet që vetë ka krijuar gjatë këtyre 13 viteve.

Mbi të gjitha kjo protestë e nxorri Shqipërinë në një dritë pozitive në të pesë kontinentet. Pati një valë admirimi për shqiptarin në mediat dhe rrjetet sociale të huaja, u harrua arketipi shqiptarit si tutor, skifter apo trafikant.

Është e vërtetë se Protesta nuk e ka rrëzuar qeverinë, por kredencialet e saj ranë në kuotën më të ulët. PR dhe spin doctoret e saj dështuan me sukses dhe mbi të gjitha “Flamingo” ka ndryshuar mjedisin, ka ndryshuar qytetarin, pritshmëritë e tij dhe, pa dyshim, ka sfiduar bindjen se në këtë vend vendos vetëm një njeri.

A do të mbetet kjo lëvizje një agjenci proteste? A do të prodhojë përfaqësim politik? A do të shndërrohet në diçka tjetër? Apo një ditë do të tretet dhe njerëzit do të largohen nga sheshi?

Sot kjo ka më pak rëndësi se çdo gjë tjetër. Edhe nëse njerëzit largohen nga sheshi, problemet që i nxorën ata në shesh janë aty, faqe të gjithëve dhe, për çdo rast, tani kemi edhe Pasqyrën.

Etiketa: 100 diteprotesteqeveriarevolucioni i flamingove

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dita e 100-të e protestës, qytetarët rrethojnë godinën e Kryeministrisë

21:23 : 07/09/2026
AKTUALITET

Dritan Goxhaj: Po zbatojmë aktin e rezistencës konstante të Skënderbeut

21:01 : 07/09/2026
AKTUALITET

“Një shesh, mijëra zëra”/ Pankartat që shoqëruan protestën e 100-të

20:24 : 07/09/2026
AKTUALITET

100 ditë revoltë dhe rezistencë, emigranti: Të bëhemi bashkë për të zhdukur të keqen

19:46 : 07/09/2026
AKTUALITET

Këshilltari amerikan për gjeopolitikën: Protestat kundër Ramës janë shenjë e pakënaqësisë për mungesën e progresit

18:56 : 07/09/2026
AKTUALITET

100 ditë protestë, Këlliçi: Propaganda ra, qytetari është më i fortë

18:51 : 07/09/2026
Para

Diaspora shqiptare në Londër proteston kundër qeverisë Rama, niset autokolona drejt Tiranës

TË GJITHA

Ahmetaj: Belinda Balluku emëron ministra dhe kërcënon Ramën

23:19 : 07/09/2026

Ahmetaj: Rama firmosi për “Eco Park”-un që paratë t’i marrë fëmija i tij

23:15 : 07/09/2026

Horoskopi i 8 shtatorit/ Kush do të ketë fat në dashuri dhe para?

23:14 : 07/09/2026

Ahmetaj: T-MAC Defense po thith paratë e buxhetit, 947 mln lekë paradhënie

23:05 : 07/09/2026

Përgjimi/ Ron Yefet: Qeveria na ka pajtuar për të gjitha gjërat e këqija që duhet të bëjmë

23:01 : 07/09/2026

Ahmetaj: Rama mori peshq të kuq nga Japonia për kopshtin e Edenit

22:47 : 07/09/2026

100 ditë protestë para Kryeministrisë, nesër marshimi para Parlamentit

22:46 : 07/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

f1 casinoiptvbetcioşile escortiptvjojobet güncel girişsahabetcratosroyalbetanında indexromabetCasibomHoliganbetJojobetPusulabetJojobetCasibomthe luxe casinothe luxe casinoroyalbetgrandpashabetgrandpashabetcasibomsahabetligobetcasinofasthuhubetsahabetjojobetJojobetcasibomjojobet girişroketbetextrabetpusulabetjojobetcasibommarsbahissekabetsekabetjojobetBahsegel