Kyetari i Rahovecit publikon fotografi të 16-vjeçarit i cili u plagos dhe më pas vdiq: Ishte regjistruar në shkollën e mesme të mjekësisë - Gazeta Express
string(136) "kyetari-i-rahovecit-publikon-fotografi-te-16-vjecarit-i-cili-u-plagos-dhe-me-pas-vdiq-ishte-regjistruar-ne-shkollen-e-mesme-te-mjekesise"

Lajme

Gazeta Express

07/09/2026 11:43

Kyetari i Rahovecit publikon fotografi të 16-vjeçarit i cili u plagos dhe më pas vdiq: Ishte regjistruar në shkollën e mesme të mjekësisë

Lajme

Gazeta Express

07/09/2026 11:43

Një 16-vje☼ar nga Rahoveci është plagosur të dielën, ku pastaj vdekja e tij është konstatuar nga mjekët.

Viktima është Blenis Burim Gashi nga Fortesa.

Për të ka shprehur ngushëllime kryetari i Rahovecit, Smjal Latifi, që tregoi që tashmë i ndjeri ishte regjistruar në shkollën e mesme të mjekësisë.

“S’ka vdekje të lehtë, mirëpo vdekja e të riut 16-vjeçar, Blenis Burim Gashi nga Fortesa, dhimbjen e bën edhe më fortë dhe më të madhe. Blenisi sapo ishte regjistruar në shkollën e mesme të mjekësisë, me ëndrra e plane për të ardhmen, por, fatkeqësisht, nuk e pati fatin t’i realizonte.  Një jetë e re, e ndërprerë shumë herët… Ngushëlloj përzemërsisht familjen Gashi, të afërmit, shokët dhe të gjithë ata që e njohën Blenisin! Blenisi, pushoftë në paqe”, ka shkruar Latifi. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement
✕