Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë në Lezhë, policia në kërkim të autorëve

7 Shtator 2026 | 12:00

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë natës zonën e Ishull-Lezhës. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 03:50, në portën e jashtme të rrethimit të banesës së shtetasit me iniciale S. Q.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Njoftimi policor:

Rreth orës 03:50, në Ishull-Lezhë, në portën e jashtme të rrethimit të banesës së shtetasit S. Q., ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Si pasojë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Euronews Albania rikthehet në Instagram, Meta po heton rastin

Pas më shumë se dy ditësh jashtë Instagramit, llogaria zyrtare e Euronews Albania është rikthyer dhe është sërish e aksesueshme për publikun. Rikthimi vjen pas...
11:54 | 07/09/2026

Tjetër zjarrfikëse nga Vlora niset drejt Himarës

Një tjetër zjarrfikëse nga Vlora është nisur drejt Himarës për t’iu bashkuar forcave të angazhuara në shuarjen e zjarrit. Forcat zjarrfikëse po përforcohen në terren,...
00:57 | 05/09/2026

Himarë, qytetarët largohen me makina nga zonat e rrezikuara prej zjarrit

Zjarri në Himarë ka detyruar një pjesë të qytetarëve të largohen me automjetet e tyre nga zonat e rrezikuara. Në rrugë është krijuar trafik i...
23:07 | 04/09/2026