Lajmet e fundit

Blenis Gashi, 16-vjeçari nga fshati Fortesë i Rahovecit, dyshohet se u vetëplagos mbrëmjen e së dielës, ku si pasojë e lëndimeve të rënda nuk arriti të mbijetonte.
Këto detaje i ka bërë të ditura gazetarja e Klan Kosovës, Vesa Hoda, transmeton Klankosova.tv.
Hoda bëri të ditur se në shtëpinë e viktimës, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, ndërsa sipas familjarëve rasti i rëndë ka ndodhur aksidentalisht.
“Ende nuk janë zbardhur të gjitha rrethanat”, tha tutje gazetarja.
I mituri do të varroset sot në varrezat e fshatit Fortesë. /Klankosova.tv