Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

“Amarildo provokoi i pari!” Bakaj i nxjerr VIDEON Drilon Ramës ku thotë se ka rrahur 3 shqiptarë në Gjermani: Mos i gënje më njerëzit!

Shkruar nga Newsbomb
“Amarildo provokoi i pari!” Bakaj i nxjerr VIDEON Drilon Ramës
Amarildo Bakaj e Drilon Rama

Prej më shumë se një muaj, dy boksierët shqiptarë Drilon Rama dhe Amarildo Bakaj vijojnë me përplasjet virtuale mes tyre, ndërsa së fundmi reagimi i boksierit nga Kosova ka nxitur një debat më të ashpër mes tyre.

Në një intervistë të dhënë për “PriveByLibertaSpahiu”, Drilon Rama u shpreh se kur ka qenë në “Big Brother Vip Kosova” Amarildo Bakaj asokohe, provokoi me një postim në Instagram, të cilin ai e mësoi sapo mbylli rrugëtimin e tij në këtë format televiziv. Sipas Drilon Ramës, boksieri lezhjan ka vijuar nga dita në ditë me provokimet e tij derisa ai ka zgjedhur që t’i përgjigjet. Nga biseda e bërë mes tyre, Driloni pretendon se është kërcënuar me jetë.

“Unë kur kam qenë në “BBVK” atëherë ky ka folur i pari e këtë e dinë të gjithë. Më duke ka marrë shumë hate dhe e ka nxjerrë videon, mua  më kë mbetur në mendje e kur e pashë videon që mua ai do të ma prishë fytyrën, thash hajde. Ai thotë unë nuk rrihem më shqiptarë e kërcënon shqiptarin. Unë kam qejf të përballem me të. Kur të bëjmë me kontratë ne do të përballemi. E dinë shumë veta se ai ka qejf të flasë shumë.

Unë mesazhet e tij nuk i kam parë, kur pashë storyn e tij që ka folur në atë mënyrë, unë ia kam kthyer. E ai vazhdoi pastaj me kërcënime: Do të të kërkojë, do të të bëj….  Unë pastaj ia kam kthyer poshtë: A dëshiron të bësh match? Unë të pres. Të tjerat gjëra, nëse ke në plan për të debatuar për gjëra të tjera, hajde mos më lodh më.  Unë po pres match-in me të, asgjë tjetër, as më shumë as më pak” tha Drilon Rama për “Prive”.

Menjëherë pas publikimit të intervistës së dhënë nga Rama, ka ardhur reagimi rrufe i Bakajt. Boksieri lezhjan ka publikuar një video ku Drilon Rama shprehet brenda “BBVK” duke thënb se ai i ka rrahur të gjithë shqiptarët në Gjermani. Sipas Bakajt kjo ka qenë deklaratë provokuese në bazë të të cilës ka vijuar pastaj përplasje virtuale e dyshes.

Reagimi i plotë i Amarildo Bakajt:

Tu u mundu me i rrejt shqiptart që Amarildo më ka kërku ndeshje, Për mem qit keq mu para shqiptarve. Unë në jeten time sdo ta bëja një gjë të till, Une as nuk e kam njoft veq ma dërgun shqiptart ku po fliste i kam rrah gjith shqiptart në gjermani. dhe prap si pata kërku ndeshje po e porosita që fol mir. Po me si po duket duhet me të vertet me ja plotsu deshiren, mos më fajsoni në fund, vet ja ka nis dhe vet po i hedh Benzin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese