BE për vdekjen e Ratko Mladić: Kriminel lufte, glorifikimi i tij nuk ka vend në Evropë
Bashkimi Evropian ka reaguar pas vdekjes së Ratko Mladić, ish-komandantit të Ushtrisë së Republika Srpska, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Në një deklaratë të zëdhënësit të Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), BE-ja shpreh solidaritet me viktimat, të mbijetuarit dhe familjet e tyre, duke i cilësuar konfliktet e armatosura të viteve ’90 në Ballkanin Perëndimor si “ndër momentet më të errëta të Evropës në historinë e saj të kohëve të fundit”.
“Ratko Mladić ishte një kriminel lufte i dënuar i cili kishte kryer krime lufte, gjenocid dhe krime kundër njerëzimit”, thuhet në deklaratë.
Mladić vdiq ndërsa vuante dënimin me burgim të përjetshëm. Në vitin 2017, Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë e dënoi atë për rolin e tij në krimet e kryera gjatë luftërave në Bosnje dhe Hercegovinë, përfshirë gjenocidin në Srebrenicë.
BE-ja ka paralajmëruar gjithashtu kundër çdo përpjekjeje për glorifikimin e figurës së Mladićit, mohimin e gjenocidit apo revizionizmin historik.
“Çdo glorifikim i kriminelëve të luftës, mohimi i gjenocidit dhe revizionizmi bien ndesh me vlerat më themelore evropiane dhe nuk kanë vend në BE ose në vendet kandidate për në BE”, theksohet në deklaratë.
Sipas BE-së, pajtimi dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në Ballkanin Perëndimor mbeten thelbësore për ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët.
Bashkimi Evropian deklaron se do të vijojë të mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor në përpjekjet për pajtim dhe stabilitet rajonal, si dhe në gjetjen e zgjidhjeve përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse për mosmarrëveshjet dhe çështjet rajonale e dypalëshe që lidhen me trashëgiminë e konflikteve të së kaluarës.
Burham bisedë telefonike me Trump, në fokus Ukraina dhe Lindja e Mesme
Abuzoi seksualisht një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë së Luizianës përfundon dënimin me 90 ditë burg
1,000 euro për çdo të porsalindur, Bashkia greke miraton skemën për të luftuar rënien demografike
- 22:27 Vizita e Berishës në SHBA, Klevis Balliu: U shemb mali i shpifjeve, po vjen ndryshimi
- 22:26 “Qajnë për fëmijët”, deputetja Sara Mila tregon kërkesat e prindërve për punësim
- 22:16 Konjufca: Nderimi i Ratko Mlladiçit nga Beogradi, akt i turpit të thellë moral e politik
- 22:16 Kosova edhe formalisht pjesë e forcës ndërkombëtare për Gazën
- 22:07 E trishtë, pas punishtes, banorit nga Levani i digjet edhe shtëpia
- 21:54 Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet Kikisë: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë