Lajmet e fundit

Gjendet 80-vjeçari nga Ferizaj që ishte raportuar i zhdukur në Tirani
80-vjeçari Hamëz Ismali nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 17 gushti, është gjetur në Tiranë.
Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim, e cila njoftoi se Ismali u gjet pas kërkimeve intensive në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe ekipet e angazhuara në operacion, transmeton Klankosova.tv.
Sipas njoftimit, 80-vjeçari aktualisht po merr trajtim në një spital në Tiranë.
Shoqata ka falënderuar Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, si dhe qytetarët dhe institucionet që kontribuuan në gjetjen e tij.
Familjarët tashmë shpresojnë që gjendja e tij shëndetësore të përmirësohet dhe ai të rikthehet sa më shpejt pranë tyre.