Xhensila Myrtezaj emocionon me dedikimin për të birin: “Sot fillon një …”
Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të veçantë familjar, teksa i biri ka nisur aventurën e tij të parë në kopsht.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhensila ka shprehur emocionet e saj si nënë, duke e cilësuar këtë ditë si një hap të vogël për të birin, por një moment të madh për të, shkruan Indeksonline.
“Sot fillon një nga aventurat tuaja të vogla, biri im. Një hap i vogël për ty, por një botë e tërë emocionesh për mamin”, shkruan këngëtarja.
Ajo i ka uruar të birit që kopshti t’i sjellë shokë e shoqe të mirë, gëzim, mësime të bukura dhe plot kujtime që do t’i mbajë me vete.
Me humor, Xhensila ka ndarë edhe “marrëveshjen” me të birin për ditën e parë në kopsht, duke i kërkuar që të qëndrojë aty edhe pasi ajo të largohet.
“Pa skena, pa lot, pa ‘mami hajde’ pas 3 minutash… të lutem, bashkëpuno pak me mamin!”, shkruan ajo.
Në fund, këngëtarja ka uruar të gjithë vogëlushët që këtë vit nisin kopshtin dhe shkollën, duke u dëshiruar një vit plot gëzim, miq të mirë dhe sa më shumë momente të bukura./Indeksonline/

