Qëlloi me pistoletë manovër gjatë rrugës për në dasëm, procedohet 30-vjeçari në Kamëz!

7 Shtator 2026, 12:20Kronika TEMA
Qëlloi me pistoletë manovër gjatë rrugës për

Një 30-vjeçar është vënë nën hetim nga Policia në Kamëz, pasi dyshohet se ka qëlluar në ajër me një pistoletë të dyshuar manovër gjatë një ceremonie martesore.

Sipas njoftimit të Policisë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 po kryejnë veprimet hetimore në ngarkim të shtetasit me inicialet F. K., 30 vjeç.


Ngjarja dyshohet se ka ndodhur paraditen e sotme, në Kamëz, teksa 30-vjeçari po lëvizte në drejtim të Institutit. Ai dyshohet se ka qëlluar në ajër me armën e dyshuar manovër, në rrethana që lidhen me zhvillimin e një ceremonie martesore.


Në vijim të veprimeve hetimore, Policia ka sekuestruar pistoletën e dyshuar manovër në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i janë referuar autoriteteve kompetente për vijimin e hetimeve.

2 Komente

  1. L
    Lani

    Ka budalla shqiptare sa te duash

    Përgjigjjuni
    1. P
      Predatori

      Nuk ka pistoletë manovër. Ka fishekë manovre.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje