Policia e Shtetit ka zhvilluar kontrolle këtë të hënë në 5 banesa të pjesëtarëve të familjes Reçi dhe personave të afërm apo të njohur të tyre në Lezhë, në lidhje me vrasjen e Viktor Bardhit, i cili u ekzekutua me armë zjarri të enjten.
Raportohet se policia po zhvllon kontrolle me vendim hjyakte për gjetjen e provave materiale, mjeteve apo sendeve të tjera komprometuese që mund të lidhen me ekzekutimin e viktimës.
Viktor Bardhi, 65-vjeç, mbeti viktimë e një atentati të regjistruar të enjten në fshatin Ndërfushas të Mirditës. Bardhi i cili sikurse raportuam dhe më herët është vëllai i Martin Bardhit, i vrarë ky i fundit në 2023, u qëllua me breshëri plumbash teksa ndodhej në automjetin e tij.
Ndërkohë që burime për mediat bëjnë me dije së fundmi se autort e përfshirë në ngjarje, dyshohet se kanë përdorur nënkalimin e “Rrugës së Kombit” për t’u larguar dhe për t’iu shpëtuar forcave të policisë. Nga kqyrja e kamerave të sigurisë, rreth zonës ku dhe ndodhi ngjarja, nuk është konstatuar asnjë gjurmë e automejtit të autorëve i cili u gjet i djegur në fshatin Monaz, pak pas atentatit.
Sakaq dyshohet se ky atentat ka qenë i mirëorganizuar pasi autorët pasi autorët janë ndihmuar nga persona të tjerë për t’u larguar nga ngjarja.
Familja Bardhi, të cilët përdorin dhe mbiemrin Marku, janë të njohur në zonën e Mirditë.s Vite më parë, në shtator të 2023, viktimë e një atentati ra edhe Martin Bardhi, vëllai i Viktor Bardhit, i cili u vra sot me breshëri plumbash. Ndërkohë që në janar të 2025 pre e një atentati ra edhe nipi i familjes Bardhi, Kristian Marku ose Kristjan Bardhi. Asokohe në Polici u shoqëruan disa anëtarë të familjes Reçi, me të cilin familja Bardhi ka një përplasje prej dekadash.
Hakmarrja mes dy fiseve, Reçi dhe Marku daton që vite më parë. Pas viteve ’90, rrethi i Mirditës, por kryesisht qyteti i Rrëshenit, dominohej nga dy familje. Reçi dhe Bardhi. Të dyja familje me reputacion në këtë zonë. Në vitin 1995, nisi një përplasje në distancë mes tyre. Familja Bardhi, nisën një konflikt me Ilir Reçin. Iliri aso kohe cilësohej si një prej të fortëve të Rrëshenit dhe ishte kushëriri i Kastriot Reçit.
