Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Surprizë në mes të emisionit, Kushtrimi i propozon për martesë Aurorës: A pranon të më bësh burrin më të lumtur?

Shkruar nga Newsbomb
Surprizë në mes të emisionit, Kushtrimi i propozon për
Aurora dhe Kushtrimi

Një moment i bukur dhe i veçantë ka ndodhur sot në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ku gjatë transmetimit direkt, Kushtrimi i ka propozuar për martesë partneres së tij, Aurorës.

Surpriza e tij e emocionoi dhe e befasoi Aurorën, e cila nuk e priste aspak një gjest të tillë romantik në mes të emisionit.

Momenti i veçantë ndodhi teksa Aurora po prezantonte parashikimin e motit. Në ekran u shfaq një video, në të cilën Kushtrimi shfaqej duke mbajtur unazën në dorë, i cili më pas u bashkua me të në studio, u ul në gjunjë dhe i bëri propozimin romantik.

“Aurora, a pranon të më bësh burrin më të lumtur në botë?”, ishte pyetja e tij.

Ky moment konfirmon edhe zërat e mëparshëm rreth lidhjes së çiftit. Disa javë më parë, Prive kishte raportuar se dyshja pritet ta kurorëzojë dashurinë e tyre me martesë në fillim të muajit tetor.

Video Credits:Klan Kosova 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese