Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ndodh në Kamëz! Dhëndri qëllon me armë dhe niset të marrë nusen, e pëson nga policia

Shkruar nga Newsbomb
Ndodh në Kamëz! Dhëndri qëllon me armë dhe niset
Foto ilustruese e makinës së policisë

Njhë 30-vjeçar i cili ditën e djeshme kishte ditën e dasmës, teksa ishte duke u nisur për të marrë nusen, ka qëlluar disa herë në ajër me një pistoletë.

Bëhet me dije se i riu me inicialet F. K., qëlloi në ajër me një pistoletë të dyshuar manovër, në momentin që po i drejtohej Institutit për të marrë nusen. Por duket se të shtënat me armë i kanë kushtuar dhëndrit të ri.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 kanë nisur hetime dhe kanë proceduar penalisht 30-vjeçarin, ndërsa arma e dyshuar është sekuestruar si provë materiale në hetimet policisë.

Duket se në ditën e tij më të lumtur të jetës, 30-vjeçari është marrë nën hetim nga policia për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike.

Ndërsa pritet që ekspertiza të vërtetojë nëse policia ka të bëjmë me një armë manovër apo me një të vërtetë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese