Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U kapën duke transportuar 8 emigrantë nga vendet e treta, arrestohen dy të rinj në Elbasan

Shkruar nga Newsbomb
U kapën duke transportuar 8 emigrantë nga vendet e treta, arrestohen
Foto nga emigrantët

Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë dy persona, të cilët u kapën duke transportuar 8 emigrantë nga vendet e treta, që kishin hyrë ilegalisht në territorin e Shqipërisë.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë shtetasit L. L., 23 vjeç, banues në Shkozet, dhe E. M., 20 vjeç, banues në Durrës.

Dy të rinjtë u kapën duke transportuar emigrantët, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjetet e përdorura për kryerjen e këtij aktiviteti.

Njoftimi i Policisë:

DVP Elbasan/Finalizohen 2 faza të tjera të operacionit policor të koduar “Aksi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt përfitimit

Arrestohen 2 shtetas që transportonin 8 emigrantë nga Vendet e Treta, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri.

Sekuestrohen 2 automjete të përdorura për transportimin e emigrantëve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Elbasan, në vijim të operacionit policor të koduar “Aksi”, bazuar në informacionet e siguruara, kanë finalizuar edhe 2 faza të tjera të këtij operacioni. Konkretisht:

Gjatë fazës së operacionit “Aksi 4”, u arrestua në flagrancë shtetasi L. L., 23 vjeç, banues në Shkozet.

Gjatë fazës së operacionit “Aksi 5”, u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 20 vjeç, banues në Durrës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjetet e përdorura për transportimin e emigrantëve.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese