Lajme

Kurti kujton 36-vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut: Më 7 shtator 1990 u shpall Republika

09/07/2026 13:32
nga:Genita C

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kujtuar 36-vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut dhe shpalljes së Kosovës Republikë, raporton GazetaBlic.

Kurti tha se më 7 shtator 1990, 80 delegatë të Kuvendit të Kosovës u mblodhën në mënyrë të fshehtë në Kaçanik, ku unanimisht miratuan dokumentin kushtetues dhe shpallën Kosovën Republikë.

Ai e cilësoi këtë akt si kundërvënie ndaj regjimit serb dhe një hap të rëndësishëm në rrugën që çoi drejt luftës çlirimtare dhe, më pas, shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.

Kurti ka shprehur mirënjohje për brezin që kontribuoi për Republikën e Kosovës gjatë viteve ’90.