Lajmet e fundit
Deputeti i LDK-së Armend Zemaj, ka folur para mbledhjes së Grupit Parlamentar të kësaj partie.
Duke komentuar kalimin 30 ditor të afatit për konstituimin e Kuvendit, Zemaj tha se në gjykimin e tij se është shkelur Kushtetuta.
"Ne kemi thënë që 30 ditësh vetëm ka qenë i domosdoshëm për konstituimin e Kuvendit, tash është çështje e interpretimit, por në gjykimin tim, nuk ka pasur ndonjë dilemë është shkelje e Kushtetutës, por atë duhet ta thotë Gjykata Kushtetuese", deklaroi Zemaj.
Ai tha se çështjet lidhur me seancën e 9 shtatorit do të jenë pjesë e debatit brenda LDK-së.
Zemaj dha një mesazh në nder të 7 shtatorit - Kushtetutës së Kaçanikut, ku tha se të gjithë duhet të punojnë për mbrojtjen e saj.