×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ermal Beqiri në burg, Jonaid Myzyri nuk ia ndërpret ‘burimin’, fiton tenderin për AKSHI-n! Skualifikohen ofertat më të lira

TIRANË- Biznesmeni Ermal Beqiri, edhe pse i vënë në pranga në Francë, pasi ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme, për aferat me AKSHI-n, vijon që të fitojë para nga shteti shqiptar, përmes tenderave. Një kompani e lidhur me biznesmenin është shpallur fituese e një tenderi të ri të lidhur me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ndërsa në garë janë skualifikuar tre operatorë që kishin paraqitur oferta me vlerë më të ulët.

Bëhet fjalë për procedurën me objekt “Loti 1 – Shërbimi i Internetit Linja 1 AKSHI”, të zhvilluar përmes Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, që tashmë drejtohet nga Jonaid Myzyraj. Fitues është shpallur bashkimi i operatorëve NSolution sh.p.k. dhe HORIZON sh.p.k., me një ofertë prej 1,953,792 lekësh pa TVSH.

Ajo që bie në sy në këtë procedurë është se tre nga operatorët pjesëmarrës kishin paraqitur oferta më të ulëta se ajo e bashkimit fitues, por u skualifikuan gjatë procesit të vlerësimit.

Oferta më e ulët ishte ajo e Albanian Telecommunications Union (UNION), në vlerën 1,638,188 lekë pa TVSH. Pas saj renditej ONE Albania, me ofertë 1,695,744 lekë, ndërsa Abissnet kishte paraqitur ofertë prej 1,719,296 lekësh.

Të tre këta operatorë u skualifikuan dhe kontrata iu akordua bashkimit NSolution-HORIZON, pavarësisht se oferta e tij ishte rreth 235 mijë deri në 316 mijë lekë më e lartë se ofertat e tre operatorëve të skualifikuar.

Në garë morën pjesë gjithashtu Albanian Fiber Telecommunications, me një ofertë prej 2,051,300 lekësh, si dhe Albanian Satellite Communications, me ofertë prej 14,576,640 lekësh.

Sipas dokumentacionit të procedurës, skualifikimet janë bërë për mospërmbushje të kërkesave të përcaktuara në dokumentet e tenderit. Për UNION, në verifikimin e dokumentacionit është evidentuar edhe mungesa e dokumentacionit të kërkuar për kriterin që lidhet me mosdënimin për vepra penale. Për operatorët e tjerë, në dokumentacion janë evidentuar problematika lidhur me përmbushjen e kërkesave ligjore dhe teknike.

Fondi limit i procedurës ishte 2,244,094 lekë pa TVSH, ndërsa oferta e bashkimit NSolution-HORIZON ishte rreth 1.95 milionë lekë pa TVSH.

Tenderi merr një vëmendje të veçantë për shkak të lidhjes së NSolution me biznesmenin Ermal Beqiri, i cili aktualisht ndodhet i arrestuar në Francë, ndërsa autoritetet shqiptare kanë ndjekur procedurat për ekstradimin e tij.

Procedura mban numrin e referencës REF-88311-06-01-2026 dhe është shpallur më 4 shtator 2026.

Fakti që një kompani e lidhur me Beqirin ka fituar një kontratë të re publike, ndërkohë që në garë kishte oferta më të ulëta që u skualifikuan, pritet të ngrejë pikëpyetje mbi kriteret dhe procesin e vlerësimit të kësaj procedure. Ndërkohë që një pjesë e mirë e kontratave që kompanitë e Beqirit kanë lidhur me AKSHI-n nuk janë publike, për shkak të konfidencialitetit, ndërkohë që asnjë prej tenderave të dhënë më herët nuk është anuluar. Vetë Beqiri po kërkon të shmangë ekstradimin drejt Shqipërisë, ku e presin disa akuza të rënda për dosjen AKSHI, ndërsa së fundi u vu në pranga dhe Ergys Agasi, i cili është i dyshuar si bashkëpunëtor i tij. /SHEKULLI

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Largimi i ministres, Ahmetaj: Rama tha në grup se Evis Sala iku pasi nuk firmosi “KAYO-n” në shëndetësi

Largimi i ministres, Ahmetaj: Rama tha në grup se Evis Sala iku pasi nuk firmosi “KAYO-n” në shëndetësi

Publikuar më 07.09.2026
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka bërë akuza të reja...

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka bërë akuza të reja ndaj qeverisë së Edi Ramës, duke u ndalur te largimi nga detyra i ish-ministres së Shëndetësisë, Evis Sala. Në një intervistë për emisionin “Çim Peka Live”, Ahmetaj pretendoi se kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një mbledhje të grupit parlamentar socialist se Sala u largua nga detyra […]

Lexo më shumë

Ligjërohet ChatGPT në Shqipëri, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

Ligjërohet ChatGPT në Shqipëri, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

Publikuar më 07.09.2026
Risia e vitit të ri shkollor është leja e përdorimit të inte...

Risia e vitit të ri shkollor është leja e përdorimit të inteligjencës artificiale nga mësuesit dhe nxënësit në gjithë sistemin parauniversitar. Ministria e Arsimit ka hartuar një udhëzues për IA në shkolla me mjete si CHATGPT, GEMINI, FULL FACT, etj që duhet të mbështesë dhe jo të zëvendësojë aftësitë njerëzore. Në dokumentin e siguruar ekskluzivisht […]

Lexo më shumë

VIDEO/ Tubimi i 100-të në Tiranë, protestuesit krijojnë gardhin njerëzor rreth Kryeministrisë dhe AKSHI-t

VIDEO/ Tubimi i 100-të në Tiranë, protestuesit krijojnë gardhin njerëzor rreth Kryeministrisë dhe AKSHI-t

Publikuar më 07.09.2026
Në ditën e 100 të tubimit përpara Kryeministrisë në Tiranë, ...

Në ditën e 100 të tubimit përpara Kryeministrisë në Tiranë, protestuesit kanë krijuar një gardh njerëzor rreth e rrothull godinës së Kryeministrisë dhe godinës së AKSHI-t. Në mënyrë simbolike, qytetarët janë kapur për dore dhe kanë rrethuar dy godinat. Qindra qytetarë u mblodhën mbrëmjen e sotme përballë Kryeministrisë, në ditën e 100-të të protestave qytetare […]

Lexo më shumë

Tre ditë më parë iu dogj punishtja, sot flakët i shkrumbojnë banesën të moshuarit

Tre ditë më parë iu dogj punishtja, sot flakët i shkrumbojnë banesën të moshuarit

Publikuar më 07.09.2026
Vetëm tre ditë më pare në Levan të Fierit, Barjam Sulejmanit...

Vetëm tre ditë më pare në Levan të Fierit, Barjam Sulejmanit iu dogj punishtja ku kishte punuar për më shumë se 30 vite, ndërsa sot flakët i kanë shkrumbuar edhe banesën e dëmtuar e cila kishte nevojë për riparime. Sipas banorëve, shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme […]

Lexo më shumë

VIDEO/ Protesta shënon sot ditën e 100 radhazi, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej” dhe marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në burg

VIDEO/ Protesta shënon sot ditën e 100 radhazi, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej” dhe marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në burg

Publikuar më 07.09.2026
TIRANË – Qindra qytetarë janë mbledhur mbrëmjen e sotm...

TIRANË – Qindra qytetarë janë mbledhur mbrëmjen e sotme në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në ditën e 100-të të protestave qytetare kundër qeverisë dhe klasës politikë të këtyre 36 viteve të ashtëquajtura tranzicion. Goditja dhe tërheqja zvarrë e një protestuesi më datën 30 maj nga punonjësit e maskuar të një kompanie sigurie në Zvërnec indinjuan […]

Lexo më shumë

Anija-spital e fundosur në Vlorë në 1941 kthehet në “qytet” nënujor/ Studimi i ri zbulon fokën e rrallë dhe peshkun grabitqar që po pushton Adriatikun

Anija-spital e fundosur në Vlorë në 1941 kthehet në “qytet” nënujor/ Studimi i ri zbulon fokën e rrallë dhe peshkun grabitqar që po pushton Adriatikun

Publikuar më 07.09.2026
Një anije italiane e fundosur në Gjirin e Vlorës gjatë Luftë...

Një anije italiane e fundosur në Gjirin e Vlorës gjatë Luftës së Dytë Botërore është shndërruar, 85 vjet më vonë, në një ekosistem të jashtëzakonshëm nënujor. Mbi 80 për qind e sipërfaqes së saj është mbuluar nga organizma detarë, rreth rrënojës janë identifikuar 28 specie peshqish, ndërsa kamerat kanë regjistruar aty si një prej gjitarëve […]

Lexo më shumë

VIDEO/ Alarm në Ungrej të Lezhës, zjarri u afrohet banesave, përfshin varrezat

VIDEO/ Alarm në Ungrej të Lezhës, zjarri u afrohet banesave, përfshin varrezat

Publikuar më 07.09.2026
Situatë alarmante në Ungrej të Lezhës, ku zjarri në zonën e ...

Situatë alarmante në Ungrej të Lezhës, ku zjarri në zonën e Rrasit dhe Zimajt po përparon me shpejtësi dhe flakët janë afruar pranë zonave të banuara. Alarmin e ka ngritur deputeti Agron Gjekmarkaj përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thekson se përveç pyjeve, rrezikohen edhe banesat, kishat dhe varrezat e fshatrave, me këto të […]

Lexo më shumë

VIDEO/ Frikë në Lezhë, flakët përfshijnë një sipërfaqe pyjore, rrezikohen kisha dhe varrezat

VIDEO/ Frikë në Lezhë, flakët përfshijnë një sipërfaqe pyjore, rrezikohen kisha dhe varrezat

Publikuar më 07.09.2026
Situata paraqitet e rënduar pasditen e sotme në njësinë admi...

Situata paraqitet e rënduar pasditen e sotme në njësinë administrative Ungrej të Lezhës, ku fshatrat Zimaj dhe Rras janë përfshirë nga zjarre me përmasa të mëdha. Flakët, të favorizuara nga erërat dhe terreni i thyer malor, po përhapen me shpejtësi, duke përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me pyje dhe kullota. Zjarri po afrohet edhe në drejtim […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda