Kryesore

35-vjetori i Rihapjes së Kryegjykatës Bektashiane, Baba Mondi: Ditë historike dhe dëshmi e gjallë e ringritjes, përkushtimit dhe besimit

09:47 - 07.09.26 GSH GSH
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane po mbahet Konferenca Jubilare me rastin e 35-vjetorit të rihapjes së Kryegjyshatës Bektashiane.
Në fjalën e tij, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Baba Dede Edmond Brahimi, u shpreh se kjo ditë shënon një moment të rëndësishëm për komunitetin bektashian, pasi përkon me tre përvjetorë të veçantë.

Sipas Baba Mondit, këtë vit shënohen 35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës Botërore, 15-vjetori i tij si drejtues i Kryegjyshatës, si dhe 11-vjetori i hapjes së kompleksit. Ai e cilësoi këtë përvjetor jo vetëm si një ditë historike, por edhe si një dëshmi të vazhdimësisë së komunitetit bektashian.

“Kujtojmë sot 35-vjetorin e rihapjes së Kryegjyshatës botërore. Konferenca mbahet në një ditë të veçantë të Kryegjyshatës, ku shënohen tre pika:
35 vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës,15 vjetori si drejtues i Kryegjyshatës dhe 11 vjetorin e hapjes së kompleksit.

Kjo është jo vetëm ditë historike por dëshmi e gjallë e ringritjes, përkushtimit dhe besimit.
Festojmë këtë përvjetor së bashku me komunitetet e tjera fetare”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.