Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ndërtimi i “Shtetit Bektashi”, i dërguari i Trump takohet me Baba Mondin dhe deputetët e PD-së dhe PS-së: E vendos populli shqiptar

Shkruar nga Newsbomb
Ndërtimi i “Shtetit Bektashi”, i dërguari i Trump takohet
Paolo Zampolli

Në Tiranë ka mbërritur Paolo Zampolli, i cili është i Dërguari Special për Partneritetet Globale i presidentit amerikan Donald Trump. Mësohet se këtë të hënë ai ka zhvilluar një takim me kreun e komunitetit bektashi në vendin tonë, Baba Mondi dhe politikanë të lartë të vendit tonë.

Teksa sot Kryegjyshata Botërore Bektashiane feston 35 vjetorin e rihapjes së selisë së saj që pas rënies së komunizmit, Zampolli gjatë një prononcimi për mediat ka komentuar edhe nismën për Shtetin Bektashi.

Zyrtari amerikan ka dalë pro kësaj nisme, teksa tha se është në dorën e popullit shqiptar për krijimin e Shtetit Bektashi.

Dëgjova Kryeministrin të fliste. Dëgjova Shenjtërinë e Tij dhe njerëzit tuaj vendosin ose do të vendosin. Mendoj se komuniteti ndërkombëtar e respekton vendimin e popullit shqiptar. Unë po mësoj nga ju dhe mendoj se populli shqiptar e dëshiron këtë; pra, është gjë e mirë nëse populli juaj e dëshiron”.

Ndërsa pas largimit nga selia e shenjtë, Zampolli ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit ku ka zhvilluar takime me përfaqësues të Partisë Demokratike dhe të mazhorancës. Gjatë fjalës së tij për mediat, zyrtari ka theksuar se vendi ynë është mik i SHBA-së, ndërsa ka komentuar edhe emërimin e ambasadorit të ri amerikanë në vendin tonë.

Mesazhi do të ishte se Shqipëria është një mike. Sapo kemi emëruar një ambasador, mendoj se ai nuk ka mbërritur ende, dhe ai është një ambasador i shkëlqyer që do t'i shërbejë administratës Trump dhe parimit "Amerika e Para". Kam pasur nderin të takoj Kryeministrin shumë herë; madje, pothuajse u takuam së fundmi në Konferencën e Sigurisë në Como. E kam takuar atë së bashku me Mbretin Al-Khalifa të Bahreinit në Uashington, si dhe në forume të ndryshme për paqen ku kam marrë pjesë. Pra, mendoj se mesazhi është ky: ju jeni aleatë. Jeni shumë të rëndësishëm. Ne kemi nevojë për miq në rajone të ndryshme dhe i vlerësojmë miqësitë afatgjata. Gjithashtu, kemi shumë njerëz nga Shqipëria në Shtetet e Bashkuara dhe ju jeni njerëz të mrekullueshëm”, u shpreh ai.

Prononcimi i plotë i Zampollit:

Para së gjithash, ju falënderoj shumë. Unë jam Këshilltari Special i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Partneritetin Global. Kam një agjendë shumë të gjerë, e cila përfshin edhe diplomacinë publike. Eprori im, Presidenti Trump, eprori im i dytë, Sekretari Rubio, dhe unë, të gjithë besojmë te marrëdhëniet ndërfetare, te bashkëjetesa dhe te të gjitha shtëpitë e adhurimit. Personalisht, kam pasur fatin e madh që nëna ime të ishte kushërirë e Papa Montinit, Palit VI. Gjithashtu, kam dy shenjtorë në familjen time. Prania ime këtu për mua është prekëse, në nderim të Shenjtërisë së Tij Papa Montini dhe Nënë Terezës. Kam dëgjuar për atë që keni krijuar këtu dhe është e jashtëzakonshme. Doja ta shihja vetë dhe jam vërtet i impresionuar. Nga sa dëgjova, ky është vetëm fillimi. Sapo vizitova spitalin. Shpresoj se ka shumë gjëra që mund t'i bëjmë së bashku për të ndihmuar në zgjerimin e mëtejshëm të këtyre nismave.

Pyetje: Shqipëria po shqyrton mundësinë e krijimit të një qendre të avancuar shëndetësore në kuadër të komunitetit Bektashi. A mendoni se ky projekt do ta vendosë këtë vend në hartën ndërkombëtare?

Amerika është atdheu im i dytë. Kam lindur në Itali, vendin tuaj fqinj, por tani jam një amerikan krenar. Jam krenar që i shërbej Presidentit. Presidenti është, natyrisht, një president i paqes; ne e dimë që ai ka sjellë paqe. Por ai është gjithashtu një president që e kupton të ardhmen. Që nga dita e parë, ai ka pasur shumë programe lidhur me mjekësinë e re dhe të drejtën për të provuar trajtime të reja. Kam marrë një ide të përgjithshme për atë që po bëni këtu me partnerët amerikanë dhe është diçka e shkëlqyer. Kjo mund të jetë padyshim një bazë e shkëlqyer, sepse kemi nevojë për spitale. Unë vetë kam luftuar me kancerin për katër vite, ndaj e kuptoj mirë se sa e rëndë është kjo sëmundje. Ne duhet t'i shërojmë njerëzit tanë. Dhe çfarë mund të jetë më mirë sesa të bashkëpunosh me amerikanët?

Pyetje: Ju keni takime me ministrat shqiptarë dhe përfaqësues të grupeve parlamentare? Çfarë prisni nga këto takime?

Mesazhi do të ishte se Shqipëria është një mike. Sapo kemi emëruar një ambasador, mendoj se ai nuk ka mbërritur ende, dhe ai është një ambasador i shkëlqyer që do t'i shërbejë administratës Trump dhe parimit "Amerika e Para". Kam pasur nderin të takoj Kryeministrin shumë herë; madje, pothuajse u takuam së fundmi në Konferencën e Sigurisë në Como. E kam takuar atë së bashku me Mbretin Al-Khalifa të Bahreinit në Uashington, si dhe në forume të ndryshme për paqen ku kam marrë pjesë. Pra, mendoj se mesazhi është ky: ju jeni aleatë. Jeni shumë të rëndësishëm. Ne kemi nevojë për miq në rajone të ndryshme dhe i vlerësojmë miqësitë afatgjata. Gjithashtu, kemi shumë njerëz nga Shqipëria në Shtetet e Bashkuara dhe ju jeni njerëz të mrekullueshëm.

Pyetje: Atëherë, çfarë prisni nga këto takime që keni sot?

Këto janë të gjitha takime informale. Kam ardhur këtu për të treguar respekt dhe për të vizituar vendin si i dërguar i posaçëm i Presidentit. Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara janë të shkëlqyera dhe mund të bëhen gjithnjë e më të mira; prandaj jemi këtu. Le të shohim. Inshallah.

Pyetje: Pritet të krijohet këtu një shtet sovran i Urdhrit Bektashi.

E kam dëgjuar. Dëgjova Kryeministrin të fliste. Dëgjova Shenjtërinë e Tij dhe njerëzit tuaj vendosin ose do të vendosin. Mendoj se komuniteti ndërkombëtar e respekton vendimin e popullit shqiptar. Unë po mësoj nga ju dhe mendoj se populli shqiptar e dëshiron këtë; pra, është gjë e mirë nëse populli juaj e dëshiron.

Pyetje: Populli nuk është shprehur ende.

Ah, në rregull. Dëgjova disa njerëz të flisnin, por ndoshta jo popullin në tërësi. Pra, populli duhet të shprehet.

Pyetje: Një pyetje për NATO-n?

Sinqerisht, NATO është një organizatë që na duhet. Nuk është kjo axhenda ime. Isha me Ambasadorin Ëhitaker në Çernobio, ku ndodhej edhe Kryeministri Edi Rama. Dhe kjo nuk është tamam axhenda ime, por ne e mirëpresim anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese