Lajme

Quni: Nuk ka grupe në LDK, duhet ta çtensionojmë situatën

09/07/2026 13:56
nga:Genita C

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka mohuar se brenda partisë ekzistojnë grupe të ndara, duke i cilësuar dallimet e brendshme si pjesë të diversitetit dhe natyrës së LDK-së, raporton GazetaBlic.

Quni tha se diskutimet mund të zhvillohen brenda strukturave të partisë, por edhe të bëhen publike. Ai theksoi se një LDK sa më e unifikuar është më e dobishme për Kosovën dhe kërkoi që edhe mediat të kontribuojnë në uljen e tensioneve.

“Një Lidhje Demokratike e Kosovës sa më e unifikuar do të thotë një shpresë dhe progresivitet më i madh për Republikën e Kosovës”, tha Quni.