Lajmet e fundit

Sot në Serbi do të varroset Ratko Mlladiq, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë dhe krimet gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë.
Në emisionin “Kosova Today”, gazetari Arientin Abdyli tha se në ceremoninë e funeralit të tij po marrin pjesë mijëra qytetarë, në mesin e tyre edhe persona që kanë kryer krime në Kosovë, Kroaci e Bosnje dhe Hercegovinë, transmeton Klankosova.tv.
“Momentalisht është duke u zhvilluar procesi i funeralit të Mlladiqit, trupi i tij është vendosur në Kishën e Shën Lukës. Janë mijëra qytetarë që po presin me i bë nderimet, forcat ushtarake, rezervistët, apo veteranët e luftërave të Bosnjës, Kroacisë apo Kosovës, ku shumica prej tyre edhe kanë kryer krime, për çka Mlladiqi është dënuar për pjesëmarrje në atë që është quajtur gjenocid në Srebrenicë”, u shpreh Abdyli.
Gazetari kroat, Domagoj Margetiq, ai tha se ishte Mlladiq ishte personi përgjegjës për sulm ndaj Sarajevës.
Pos tjerash, si vullnetar në atë sulm, sipas Margetiqit, mori pjesë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
E ceremoninë e funeralit e quajti turp shtetëror, eksperti i sigurisë, Faik Basha.
“Është një turp shtetëror, por për ta cilësuar si turp shtatore, duhet ta kuptosh që këta zyrtarë të lartë të këtij vendi kur vendosën për të kryer një ceremoni për varrimin e një prej kriminelëve më të mëdhenj, madje mund të jetë i krahasueshëm me Millosheviqin, duhet që këto personalitete të këtij shteti të kenë turp. Mesazhi është i qartë, ky vend, këto personalitete që udhëheqin Serbinë, janë të parehabilitueshëm, nuk kanë marrë asgjë nga historia. Vuçiq për mua është një njeri që mban mbi vete shumë faje”, tha ai.