Balla pret në Kuvend të dërguarin e Trump: Shqipëria model i stabilitetit në rajon, aleat i besueshëm në NATO

7 Shtator 2026 | 14:15

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, priti sot në Kryesinë e Kuvendit të Dërguarin Special të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, për Partneritete Globale, ambasadorin Paolo Zampolli.

Gjatë takimit, Balla bën me dije se palët diskutuan mbi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe SHBA-së, si dhe mbi zhvillimet rajonale e ndërkombëtare që lidhen me paqen, sigurinë.

Reagimi i plotë:

Mirëprita sot të Dërguarin Special të Presidentit të SHBA Donald J. Trump për Partneritet Globale Ambasadorin Paolo Zampolli.

Temat e diskutimit ishin të shumta dhe produktive. Shqipëria është shembull i rolit dhe partneriteteve për paqe e stabilitet. Jemi krenarë që Shqipëria do të mirëpresë vitin e ardhshëm Samitin e NATO-s dhe gjithashtu u vlerësua nga Ambasadori anëtarësimi i Shqipërisë përmes Kryeministrit Edi Rama në Bordin e Paqes.

Shqipëria është një model botëror i bashkëjetesës ndërfetare, ku harmonia ndërmjet komuniteteve fetare ka shërbyer gjithmone si një themel i rëndësishëm i unitetit dhe kohezionit të shoqërisë shqiptare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Qajnë për fëmijët”, deputetja Sara Mila tregon kërkesat e prindërve për punësim

E ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, foli për takimet e së premtes me qytetarët dhe nismën “Prania...
22:26 | 07/09/2026

E trishtë, pas punishtes, banorit nga Levani i digjet edhe shtëpia

Vetëm tre ditë pasi humbi punishten ku kishte punuar për më shumë se 30 vite, Barjam Sulejmani është përballur me një tjetër disfatë. Flakët kanë...
22:07 | 07/09/2026

Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet Kikisë: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

Deputetja socialiste Sara Mila e ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur mbi ndërhyrjet apo rolin...
21:54 | 07/09/2026