Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Takimi me të dërguarin e Trump, Balla zbardh temat e diskutimit: Vlerësoi anëtarësimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes

Shkruar nga Newsbomb
Takimi me të dërguarin e Trump, Balla zbardh temat e diskutimit:
Balla dhe Zampolli

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla këtë të hënë është takuar me Paolo Zampolli, i cili është i Dërguari Special i Presidentit të SHBA-së Donald J. Trump për Partneritet Globale.

Balla ka zbuluar se në takim janë diskutuar disa tema, ku është vlerësuar Shqipërinë si shembull i rolit dhe partneriteteve për paqe e stabilitet. Po ashtu sipas Ballës, Zampolli ka vlerësuar anëtarësimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes.

Ndërsa më tej zyrtari i lartë socialist ka zbuluar se një nga temat e diskutuara është edhe krijimi i Shteti Bektashi, ku Balla thekson se Shqipëria është një model botëror i bashkëjetesës ndërfetare.

Postimi i plotë:

Mirëprita sot të Dërguarin Special të Presidentit të SHBA Donald J. Trump për Partneritet Globale Ambasadorin Paolo Zampolli.

Temat e diskutimit ishin të shumta dhe produktive. Shqipëria është shembull i rolit dhe partneriteteve për paqe e stabilitet. Jemi krenarë që Shqipëria do të mirëpresë vitin e ardhshëm Samitin e NATO-s dhe gjithashtu u vlerësua nga Ambasadori anëtarësimi i Shqipërisë përmes Kryeministrit Edi Rama në Bordin e Paqes.

Shqipëria është një model botëror i bashkëjetesës ndërfetare, ku harmonia ndërmjet komuniteteve fetare ka shërbyer gjithmone si një themel i rëndësishëm i unitetit dhe kohezionit të shoqërisë shqiptare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese