Gazetari italian i bën një dhuratë speciale Jose Mourinhos
Jose Mourinho mori një dhuratë të veçantë pas konferencës për media para ndeshjes mes Real Madridit dhe Interit, kur një gazetar italian i dhuroi një spërkatëse uji.
Dhurata ishte një referencë simbolike ndaj një prej momenteve më ikonike të karrierës së trajnerit portugez. Në vitin 2010, pasi Interi eliminoi Barcelonën në “Camp Nou” dhe siguroi kualifikimin në finalen e Ligës së Kampionëve, Mourinho vrapoi në fushë për të festuar, shkruan Indeksonline
Në ato çaste, stafi i klubit katalunas aktivizoi spërkatësit e ujit në përpjekje për t’i ndërprerë festimet, por pamjet e Mourinhos duke festuar mes ujit u kthyen në një nga skenat më të paharrueshme në historinë e Champions League.
Prandaj, spërkatësja iu dhurua si një kujtim plot simbolikë i atij kualifikimi historik të Interit në “Camp Nou”./Indeksonline/

