Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Baba Mondi gjatë konferencës ndërkombëtare jubilare kushtuar 35-vjetorit të rihapjes së Kryegjyshatës Botërore Bektashiane theksoi se “kjo ditë nuk është vetëm një ditë historike, por një dëshmi e gjallë e një udhëtimi të gjatë të ringritjes, përkushtimit dhe besimit”.
Konferenca jubilare shënon njëkohësisht edhe përkujtimin e tre momenteve të rëndësishme për historinë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane: 35-vjetorin e rihapjes së saj, 15-vjetorin e drejtimit nga Haxhi Dede Baba Mondi dhe 11-vjetorin e inaugurimit të kompleksit kulturor Odeon.
Në fjalën e tij, Baba Mondi tha se “kujtojmë 35-vjetorin e rihapjes së Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Kjo është një ceremoni e shenjtë dhe një ditë e veçantë për ne bektashinjtë, të cilët po mbajmë gjallë dritën e Haxhi Bektashit, dritën e të parëve tanë, të cilët janë munduar të na udhëheqin me dashuri, paqe e mirësi”.
“Përmes kumtesave, dëshmive dhe fjalëve të sjella gjatë tre sesioneve të konferencës, do të evidentojmë historinë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, një institucion që ka ditur të ruajë dinjitetin e tij shpirtëror, në mbrojtje të trashëgimisë së tij dhe në kontribut të jetës kulturore e shoqërore të Shqipërisë”, u shpreh Baba Mondi.
Ai shprehu mirënjohjen për të gjithë pjesëmarrësit në këtë përvjetor, duke veçuar bashkëpunimin me komunitetet bektashiane dhe përfaqësuesit nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, SHBA-ja dhe diaspora.
“Bashkëpunimi ynë ka qenë i shkëlqyer. Kemi munduar që, me gjithë vështirësitë që kemi pasur në këtë periudhë, të ngremë Kryegjyshatën Botërore Bektashiane”, tha ai.
Duke iu referuar rihapjes së Kryegjyshatës më 22 mars 1991, Baba Mondi vlerësoi kontributin e Haxhi Dede Reshat Bardhit, i cili udhëhoqi procesin e ringritjes së institucionit pas dekadave të ndalimit të veprimtarisë fetare.
Në fjalën e tij, Baba Mondi u ndal edhe te parimet e bektashizmit, duke e cilësuar atë si një tarikat mistik të fesë islame që respekton çdo njeri, pa dallim feje, krahine, ideje, ngjyre apo race.
“Ky 35-vjetor tregon se kemi bashkëpunim edhe me disa komunitete fetare, me të cilët bashkërisht përpiqemi të përballojmë vështirësitë e kësaj bote të përkohshme”, tha ai.
Sipas Baba Mondit, në një botë që po përballet me sfida të shumta, misioni i komuniteteve fetare është të përcjellin mesazhe dashurie, paqeje, afrimi dhe mirëkuptimi mes njerëzve.
“Punët tona janë të vështira, sepse janë punë njerëzish që duan dashuri, paqe, afrim me njëri-tjetrin, familjet tona të jenë të shëndosha dhe brezi ynë i ri të rritet me dashuri, me mirësi, me dituri dhe gjithçka të mirë që i takon njeriut”, u shpreh ai.
Baba Mondi vlerësoi gjithashtu rolin e komuniteteve fetare në mbrojtjen e familjes dhe të rinisë shqiptare, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në funksion të shoqërisë.
“Ne mundohemi të japim mesazhe të mirësisë, të dashurisë, të bujarisë, pra t’u gjendemi njerëzve gjithmonë në nevojë. Ky është një mision që ne po mundohemi ta kryejmë me sukses, të gjithë dervishë e baballarë, por edhe vëllezërit e mi të besimeve të tjera, duke bashkëpunuar si një trup i vetëm”, tha Baba Mondi.
Baba Mondi falënderoi gjithashtu ambasadorët, përfaqësuesit e komuniteteve fetare, besimtarët dhe diasporën për pjesëmarrjen në këtë përvjetor, duke përcjellë një mesazh për më shumë dashuri, vëllazëri dhe respekt mes njerëzve. A.K./TemA
Do ishte mirë të riktheheni andej nga nisi rrugëtimi i të parëve tuaj që të ndjeni më mirë e më nga afër ndriçimin e Haxhi Bektashit!
Do ishte mirë të riktheheni andej nga nisi rrugëtimi i të parëve tuaj që të ndjeni më mirë e më nga afër ndriçimin e Haxhi Bektashit!
Do ishte mirë të riktheheni andej nga nisi rrugëtimi i të parëve tuaj që të ndjeni më mirë e më nga afër ndriçimin e Haxhi Bektashit!
Thuja ashtu hapur popullit o mondi,mos je ka don nje shtet veç per vete.
Baba Mondi, ku i ka mbaruar studimet teokratike, apo ne Akademine e Partise Socialiste? Kur Zoti perfaqesohet dhe zihet ne goje nga nje ish oficer i sigurimit ne ushtri, i brumosur ne shpirt qysh ne djep me urrejtjen klasore dhe i emeruar ne detyre me ferman partiak, kjo eshte tallje brutale per cdo besimtar. Gjithe punet tek ne jane ne kete gjendje te vajtueshme thjesht se ne nuk besojme ne zot, por bejme sikur besojme. Jemi i vetmi vend ne bote qe ngrehim institucione fetare dhe kurre kemba jone nuk shkel brenda tyre. Vetem ne dite festash fetare udheheqesit tane, anti fetar konseguent, shkojne dhe takojne drejtuesit e emeruar prej tyre sikur te jene keta te derguarit e perendise ne kete toke.
Injorant! Po profetet dhe mistiket e mëdhej ne Oksford e Harvard kanë studiuar?
Sipas Baba Mondit, në një botë që po përballet me sfida të shumta, misioni i komuniteteve fetare është të përcjellin mesazhe dashurie, paqeje, afrimi dhe mirëkuptimi mes njerëzve. “Punët tona janë të vështira, sepse janë punë njerëzish që duan dashuri, paqe, afrim me njëri-tjetrin,..... etj–Thotë Mond Brahimaj. ____________________________ Shënim: Mirë e ka Dede Mondi. Është punë "e vështirë" të përcjellësh mesazhe dashurie, paqeje, afrimi dhe mirëkuptimi mes njerëzve. Janë fraza klishe, që mund t'i thotë kushdo, por sa mund duan? Për një Urbi et Orbi Papës në Vatikan i duhet të dalë majë ballkonit. Kurse Dede Mondi duhet ndoshta të vejë te Mali Tomorrit. Për të vajtur atje i duhet makinë ose helikopter. Mundim i madh! Njerëzit do shkojnë e do bëjnë kurban atje ndonjë qëngj, e do hedhin lekë te teqeja, pastaj Dedesë do i duhet ndonjë helikopter për të transportuar çantat me paratë e mbledhura nga besimtarët. Ka mundime! Ka kosto! Të ishte e lehtë do ishin bërë të gjithë milionerë siç janë bërë religjionet fetare! Çantat me para i ka deklaruar Baba Mondi, apo ç'e deshe?! Jo vetëm që janë milionerë (që iu qajnë hallin fukarenjve), por marrin edhe mbështetje financiare nga shteti, pra paguhen nga taksat e shqiptarëve. Pa lidhje fare. Shteti është laik. Dhe ka shumë ateistë. Pse duhet të paguajnë për religjionet, që nuk bëjnë asnjë punë përveç përrallave që tregojnë dhe barkut që trashin çdo vit nga majmëria?! _____________________________________ Në vitin 2019, fondacioni “Firdeus”, i drejtuar nga Elvis Naçi, bleu 100% të aksioneve të spitalit për rreth 350 mijë euro. Në tetor 2021, Elvis Naçi deklaroi publikisht se kishte vendosur t’ia shiste spitalin Baba Mondit/Kryegjyshatës Bektashiane, për 850 milionë lekë. Media shqiptare raportoi më pas për shitjen e “Continental” nga Firdeus te komuniteti bektashian. Transaksioni ka ndodhur në vitin 2021, sipas raportimeve të kohës. Megjithatë, ka pasur edhe debate dhe dyshime mediatike rreth çmimit dhe mënyrës së transaksionit. ______________________________________ Aktualisht, Vatican City nuk merr një “pagesë vjetore” fikse nga shteti italian. Marrëdhënia financiare kryesore u zgjidh me Lateran Treaty në vitin 1929, kur Italia i dha Selisë së Shenjtë një kompensim të madh njëherësh për humbjen e Shteteve Papnore: 750 milionë lireta cash dhe obligacione shtetërore me vlerë 1 miliard lireta. Megjithatë, Italia i jep Vatikanit dhe institucioneve të Kishës Katolike disa përfitime indirekte edhe sot, si: përjashtime tatimore për disa prona të Vatikanit në Itali; financim përmes sistemit italian “otto per mille” (0.8% e tatimit mbi të ardhurat që qytetarët mund ta drejtojnë te Kisha Katolike ose organizata të tjera fetare/shteti); mbulim të disa shërbimeve publike dhe sigurisë rreth Vatikanit nga Italia. ______________________ Në Shqipëri, shteti financon çdo vit komunitetet fetare që kanë marrëveshje zyrtare me qeverinë: 1-Komunitetin Mysliman të Shqipërisë; 2-Kishën Ortodokse Autoqefale; 3-Kishën Katolike; 4-Kryegjyshatën Botërore Bektashiane. Për vitin 2026, qeveria ka miratuar rreth 203 milionë lekë (afërsisht 2 milionë euro) nga buxheti i shtetit për këto komunitete. Ndarja është afërsisht kështu: Komuniteti Mysliman: ~57.3 milionë lekë; Kisha Ortodokse: ~48.6 milionë lekë; Kisha Katolike: ~48.6 milionë lekë; Kryegjyshata Bektashiane: ~48.5 milionë lekë. Këto fonde përdoren kryesisht për: paga të administratës fetare; mbështetje për shkolla dhe institucione arsimore fetare; projekte/investime specifike (p.sh. teqe apo objekte fetare). Në vitet e mëparshme shuma ka qenë më e ulët, rreth 113 milionë lekë në 2024–2025. __________________________________ Historikisht, pas rënies së komunizmit, shteti shqiptar u ka kthyer ose kompensuar shumë prona komuniteteve fetare. Vetëm komuniteti mysliman në dokumente të vjetra rezultonte me qindra prona (banesa, dyqane, depo, ullishte etj.). Pra: komunitetet fetare në Shqipëri kanë pasuri të konsiderueshme; por nuk ekziston një regjistër transparent publik që të tregojë vlerën totale reale në euro/lekë; disa prej tyre operojnë edhe institucione ekonomike e sociale si shkolla, klinika apo qendra shëndetësore.
na Derman:"Mos u lodhe", dhe Ruaju nga te Ftohtet....se "Mezi te kemi" he na Rruac...
Fjalim me vlera. Zoti i përzgjedh misionarët dhe shenjtorët e tij. Urime për shume vjet, Kryegjysh!
te cqifte verren kriegjishi me vlera o Vedat Turku..... ptuuuu letyra arabe