LSDM: Tetë viktima nga Ethet e Nilit Perëndimor dhe dy javë pa raport të ujit në Gostivar - Gazeta Express
string(88) "lsdm-tete-viktima-nga-ethet-e-nilit-perendimor-dhe-dy-jave-pa-raport-te-ujit-ne-gostivar"

Maqedoni

Gazeta Express

07/09/2026 13:33

LSDM: Tetë viktima nga Ethet e Nilit Perëndimor dhe dy javë pa raport të ujit në Gostivar

Maqedoni

Gazeta Express

07/09/2026 13:33

LSDM akuzoi qeverinë për reagim të vonuar, kaos institucional dhe papërgjegjësi në përballjen me ethet e Nilit Perëndimor dhe krizën shëndetësore në Gostivar.

“Tetë viktima të ethes së Nilit Perëndimor dhe tetë javë pa një raport për ujin në Gostivar. Dy kriza shëndetësore, i njëjti model sjelljeje i qeverisë Mickoski dhe Klekovski: reagim i vonuar, kaos institucional, heshtje dhe mungesë përgjegjësie”, thonë nga LSDM.
Nga atje thonë se ka paralajmëruar prej javësh se qeveria ka vonuar në parandalimin e etheve të Nilit Perëndimor, spërkatjen kundër mushkonjave, masat sistematike dhe mbrojtjen në kohë të qytetarëve.

“Numri i të sëmurëve dhe të vdekurve po rritet dhe nuk ka përgjegjësi”, shtojnë nga LSDM.

Partia iu drejtua edhe krizës shëndetësore në Gostivar, duke deklaruar se rreth 5.000 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe tetë javë më vonë publiku ende nuk e ka raportin e plotë për ujin.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
✕