Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

De Bruyne do të jetë startues ndaj Arsenalit

Kevin De Bruyne

Kevin De Bruyne pritet të jetë pjesë e formacionit startues të Napolit në përballjen ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve.

Napoli të mërkurën nga ora 21:00 e pret Arsenalin në ndeshjen e parë të fazës së ligës të Chamionsit. 

Trajner i Napolit, Massimiliano Allegri, planifikon ndryshime në formacion pas disfatës nga Interi, ndërsa belgu pritet të jetë një prej ndryshimeve kryesore në repartin ofensiv.

35-vjeçari De Bruyne do të luajë pas sulmuesve, duke pasur më shumë liri për të krijuar raste dhe për të organizuar aksionet e Napolit.

Arsenali është kundërshtari ndaj të cilit belgu ka shënuar më së shumti gola gjatë karrierës.

Edhe Kapiteni i Kosovës me Napolin e nisin edicionin e ri me fitore Futboll Kapiteni i Kosovës me Napolin e nisin edicionin e ri me fitore

De Bruyne ka shënuar tetë gola në 22 ndeshje ndaj Arsenalit, në të gjitha garat.

Napoli do të luajë pa Scott McTominayn, i cili është i lënduar.