Solidariteti dhe dialogu janë vlera themelore për bashkëjetesën dhe paqen, theksoi Imzot Gjergj Meta në Konferencën Ndërkombëtare Jubilare kushtuar 35-vjetorit të rihapjes së Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.
Në fjalën e tij, ai nënvizoi se solidariteti dhe dialogu janë të rrënjosura në vetë natyrën e njeriut, pasi askush nuk mund të jetojë i shkëputur nga të tjerët.
Sipas tij, këto vlera marrin formë që në familje, e cila është hapësira e parë ku mësohet komunikimi, mirëkuptimi dhe solidariteti. “Nëse brenda familjes nuk ka dialog, nuk do të ketë as jashtë. Nëse brenda familjes nuk ka solidaritet, nuk do të ketë as jashtë”, u shpreh ai.
Imzot Gjergj Meta theksoi se “dialogu dhe solidariteti janë gjithashtu pjesë e rëndësishme e jetës fetare dhe duhet të ushtrohen si brenda komuniteteve, ashtu edhe në marrëdhëniet mes tyre, duke respektuar larminë dhe dallimet”.
Në këtë kuadër, ai vlerësoi edhe traditën e komuniteteve fetare në Shqipëri, të cilat ndër vite kanë dhënë shembullin e bashkëjetesës, dialogut dhe solidaritetit.
“Fetë në Shqipëri kanë qenë një demonstrim praktik i solidaritetit dhe dialogut”, u shpreh ai, duke e cilësuar këtë bashkëjetesë si një vlerë të rëndësishme të shoqërisë shqiptare. A.K./TemA
.........tha APOSTATI!!!......... ✝️
Ky eshte abuzim me tolerancen e popullit shqiptar per fete e ndryshme qe kerkon te fuse percarjen e popullit . Jemi vend i vogej qe krijesa e pakuptimte e " shtetit bektashi " do te nxise edhe besimet e tjera fetare te kerkojne shtetet perkatese fetare duke e futur vendin ne kolaps e ndofta ne percarje fetare. Duhet ta pengojme kete projekt destabilizues te tolerances fetare.